Çfarë po ndodh rreth nesh

Përqafimi pa krahë që po bën xhiron e botën

30 Korrik 2015

Përqafimi pa krahë që po bën xhiron e botën

Ruth është 3-vjeç dhe ka lindur pa krahë njësoj si Jessica Cox, pilotja 32-vjeçare. Takimi i tyre i parë është një përqafim vërtet emocionues dhe fotoja po bën xhiron e botës.

32-vjeçarja Jessica është pilotja e parë në botë pa krahë, një ikonë e forcës, një shembull që po i tregon botës historinë e saj dhe mënyrën sesi ia doli, pavarësisht aftësive të saj të kufizuara.

Ndërsa vogëlushja 3-vjeçare Ruth, ka lindur po ashtu pa krahë dhe tani që po rritej kishte nisur t'i bënte pyetje nënës së saj Karlyn ndaj kjo e fundit vendosi t'i përgjigjej asaj me një shembull jete. "Kur Ruth nisi të ripërsëriste 'dua krahë, dua krahë", kuptova se duhet ta bëja atë ndihej sikur nuk i kishte të nevojshme ato, duke i treguar se ajo që ka rëndësi është forca dhe vullneti. U informova dhe zbulova historinë e Jessica Cox dhe nisa t'ja tregoja vogëlushes sime si të ishte një përrallë."- ka treguar e ëma e vogëlushes.

Përqafimi i vogëlushes Ruth sapo pa 32-vjeçaren është mbresëlënës, emocionues dhe krejt natyral.

Burimi: Vanity Fair