Showbiz

Barbara Palvin rrëfen si shtatzënia i riktheu traumat mbi trupin e saj

-900-0-1778784572xscreenshot-2026-05-14-204701-699.png

Barbara Palvin ka folur hapur për një anë të shtatzënisë që shumë gra e kalojnë, por pak e flasin. Modelja, e cila pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dylan Sprouse, rrëfeu se ndryshimet në trup gjatë shtatzënisë i rikthyen pasiguritë që kishte krijuar pas viteve të tëra nën presionin e industrisë së modës.

Në podcast-in Wildmen, Palvin tregoi se ndjeu ankth kur pa peshoren të tregonte shifra gjithnjë e më të larta, ndërsa rrobat nuk i bënin më.

"Nuk e ke ende barkun e rrumbullakosur, por stomaku është më i madh dhe pantallonat nuk të bëjnë. Fillova të shqetësohesha", tha ajo, duke pranuar se përjetoi një periudhë të vështirë emocionalisht.

Modelja 32-vjeçare tha se mbështetja e partnerit, Dylan Sprouse ishte vendimtare gjatë kësaj kohe. Ai i kujtonte vazhdimisht se trupi i saj po krijonte një jetë të re dhe se kjo ishte gjëja më e rëndësishme.

Palvin shpjegoi se marrëdhënia e saj e ndërlikuar me trupin filloi shumë herët. Ajo hyri në botën e modës në moshën 13-vjeçare dhe, që në adoleshencë, dëgjonte vazhdimisht se duhej të humbiste peshë.

"Më thonin se ijet i kisha shumë të gjera, kur në fakt ende nuk i kisha formuar", kujtoi ajo.

Për vite me radhë, modelja tha se ndoqi dieta të rrepta dhe zakone jo të shëndetshme për të përmbushur standardet e industrisë. Megjithatë, edhe kur arriti të punonte me Victoria's Secret, u etiketua si "modelja e parë plus-size" e markës, diçka që e befasoi pasi nuk e konsideronte veten pjesë të asaj kategorie.

Ironikisht, kritikat nuk u ndalën as kur humbi peshë. Sipas saj, komentet ndryshuan drejtim dhe njerëzit filluan ta akuzonin se ishte "shumë e dobët". Për këtë arsye, Palvin thotë se ende nuk e kupton pse njerëzit ndihen të lirë të komentojnë trupin e dikujt tjetër.

"Jam figurë publike dhe e kuptoj që puna ime lidhet me pamjen, por unë nuk kam ndjerë kurrë nevojën të komentoj trupin e askujt. Nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë, thjesht nuk e them", përfundoi ajo.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞