Showbiz

“Barku është artificial”: Anne Hathaway reagon pas komenteve për shtatzëninë

Anne Hathaway ka reaguar me ironi ndaj njerëzve që vunë në dyshim nëse barku i saj shtatzënë ishte i vërtetë, pas paraqitjes në premierën e filmit të ri “The End of Oak Street” në Los Angeles.

Aktorja 43-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një veshje të personalizuar nga Atelier Prabal Gurung, e cila zbulonte pjesërisht barkun e saj. Hathaway e kombinoi bluzën e shkurtër me një palë xhinse me bel të ulët nga La Ligne dhe taka të kuqe Aquazzura.

Fotot e saj në tapetin e kuq shkaktuan një valë reagimesh në rrjetet sociale. Disa përdorues pretenduan se barku i saj “dukej i rremë”, ndërsa të tjerë e kritikuan veshjen, duke e cilësuar si “të çuditshme”, “të pahijshme” apo “qesharake”.

Por Hathaway nuk i la komentet pa përgjigje. Në një video të publikuar në Instagram, ku shfaqet duke u përgatitur për eventin dhe më pas në premierë, ajo shkroi:

 “Flokë artificialë, bark i vërtetë.”

 

Hathaway njoftoi në qershor se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman.

Edhe mediat kanë mbrojtur zgjedhjen e aktores. “Vogue” theksoi se barku i një gruaje nuk është diçka për të cilën të tjerët duhet të japin gjykime, duke argumentuar se shtatzënia duhet të shihet si diçka për t’u festuar dhe jo si një arsye për të kritikuar trupin e një gruaje.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨