Metropolitan

Bashkë për pushime: A janë ribashkuar Megan Fox dhe MGK?

Bashkë për pushime: A janë ribashkuar Megan Fox dhe MGK?
Getty Images

Më në fund, një lajm i mirë:  Megan Fox dhe Machine Gun Kelly duket se po shkojnë drejt një pajtimi. Dyshja udhëtoi drejt Kosta Rikës më 22 korrik, së bashku me vajzën e tyre, Saga Blade, në atë që dukej si një pushim familjar, tetë muaj pas ndarjes së tyre.

“Gjërat po duken sërish ‘normale’ mes tyre, por ata nuk kanë një emër për raportin e tyre”, u shpreh një burim për Us Weekly.

Bashkë për pushime: A janë ribashkuar Megan Fox dhe MGK?

“Ata vazhdojnë të kenë intimitet dhe teknikisht, po përpiqen të rregullojnë gjërat për t’u ribashkuar,” shtoi një tjetër burim.

“Ky udhëtim është një hap i madh në atë drejtim”, vijoi personi anonim.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2020 dhe u fejuan dy vite më vonë. Në nëntor 2024, ata konfirmuan se po prisnin një vajzë, pas një aborti spontan të mëparshëm që e cilësuan si shumë “tragjik”.

Bashkë për pushime: A janë ribashkuar Megan Fox dhe MGK?

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ylli i “Jennifer’s Body” e përfundoi fejesën, pasi thuhet se zbuloi “mesazhe me gra të tjera” në telefonin e MGK. Ajo nuk e konfirmoi ndarjen deri në mars 2024, kur sollën në jetë vajzën Saga Blade.

Por në prill 2025, Fox duket se po e rimendonte marrëdhënien me reperin, pas bashkëprindërimit të suksesshëm. Një burim i tha Us Weekly në atë kohë se ylli i “Transformers”, 39 vjeç, “ndihej e rifreskuar dhe e rilindur” pas lindjes dhe “ishte rikthyer plotësisht në rolin e nënës”.

Një tjetër burim tha se ka pasur një “ndryshim të dukshëm” te MGK, 35 vjeç dhe te dinamika mes tyre.

“Megan ka vënë re se energjia dhe shikimi i tij janë ndryshe, aura e tij ka ndryshuar,” tregoi burimi. “Ajo ndjen se foshnja ishte pikërisht ajo që i duhej atij dhe shpreson që kjo gjë të zgjasë.”

Bashkë për pushime: A janë ribashkuar Megan Fox dhe MGK?

Burimi shtoi se aktorja “e ka ndryshuar pak mendimin për të” dhe ka filluar të mendojë për një “të ardhme bashkë”.

Ylli i “Jennifer’s Body” ka edhe tre djem: Noah, Bodhi dhe Journey, me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green. Nga ana tjetër, këngëtari i “Home” ka një vajzë 15-vjeçare, Casie, me ish-të dashurën e tij, Emma Cannon.

 

REELS

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

----bashke-per-pushime-a-jane-ribashkuar-megan-fox-dhe-mgk-i83731