
Mblesëritë mbase funksionojnë edhe përmes rrjeteve sociale, të paktën kështu shpresojmë sipas kërkesës së fundit të Bebe Rexhës.
Në Twitter, këngëtarja ndau një postim, përmes të cilit kërkon prej ndjekësve që t’i gjejnë babain e ardhshëm të fëmijës.
“Rexhars, keni një mision. Më gjeni babain e ardhshëm të fëmijës sim.”
Por, ajo nuk ka ndërmend të pranojë propozime të rastësishme. Kjo është një lëvizje e menduar mirë dhe ajo ka një listë.
“Ja çfarë po kërkoj:
Pamja: Do të isha në rregull me një gjashtë ose shtatë nga dhjetë, (personaliteti është çelësi për mua).
Gjatësia: Kam nevojë për dikë pak më të gjatë se unë, 1.73 cm ose më shumë.
Puna: Duhet të jetë i suksesshëm, jo shfrytëzues.
Të ketë më shumë para, ose të paktën njësoj me mua. (Unë nuk paguaj për djemtë e aq më pak të ndaj faturën).”

Ajo është mjaft e qartë (dhe aspak modeste) në atë çfarë kërkon. Pas pamjes, gjatësisë, profesionit e të ardhurave radha i erdhi personalitetit. Fundja, që prej fillimit ajo e konsideroi si më të rëndësishmin.
“Dikush i zgjuar, ambicioz dhe me morale”.
Kështu e mbyll postimin e saj duke i kujtuar të dërgojnë sa më shumë opsione. Ajo duket më e përgatitur se kurrë për të bërë një zgjedhje racionale.

