Lifestyle

Bëni 100 gjëra njëherësh? Truri juaj nuk është dakord, nëse nuk ndiqni këto hapa

Bëni 100 gjëra njëherësh? Truri juaj nuk është
Pinterest/@hafsab01

Shumë prej nesh kalojnë çdo ditë mes mesazheve që i dërgojmë teksa jemi në trafik, podcast-eve gjatë punës dhe kalimeve të shpeshta nga lajmet te email-et, duke u bërë “multi-tasking” pa e kuptuar. 

Sipas Nicole Byers, neuropsikologe për lodhjen mendore e cila është cituar nga Neë York Times, kjo ndodh për dy arsye: dëshirojmë të shmangim mërzinë dhe ndjejmë presionin e botës moderne për të qenë gjithmonë "online" dhe produktivë.

Megjithatë, "multitasking" nuk është e mundur në kuptimin e vërtetë, truri nuk mund të përqendrohet plotësisht në dy detyra njëkohësisht, përveçse në raste që janë shumë të thjeshta dhe të përsëritura (p.sh. ecje dhe bisedë). Në fakt, ai që ne quajmë "multitasking" është vetëm kalim i shpejtë i vëmendjes nga një aktivitet në tjetrin.

Anthony Wagner nga Stanford dhe Dr. Gloria Mark nga Universiteti i Kalifornisë përshkruajnë këtë proces si krijim në mendje të një "imazhi" të detyrës: përpjekje për të rritur përqendrimin, planifikojmë hapat dhe përpunojmë informacionin, por sa herë që ndërrojmë detyrën, truri duhet të ndërrojë imazhin dhe fokusin.

Çfarë ndodh kur praktikojmë multitasking?

Bëni 100 gjëra njëherësh? Truri juaj nuk është

Kosto e ndërrimit të detyrave: humbim kohë dhe efikasitet sa herë që ndërrojmë fokusin mes aktiviteteve.

Performancë më e dobët: jemi më të ngadaltë, më pak të saktë dhe më pak produktivë .

Lodhje mentale: mund të dëmtohet kujtesa dhe të acarojë sistemin mendor .

Efekte fizike dhe emocionale: rritje të rrahjeve të zemrës, tensionit, ankthit dhe humor negativ.
Si të ndryshojmë qasje?

Bemë një vëzhgim vetjak përgjatë ditës — regjistro si dhe kur bën ndërrime detyrash pa vetëdije.

Praktiko monotasking/fokusin në vetëm një detyrë gradualisht — fillo me 5–10 minuta të vetme në një detyrë, rrit kohën me kalimin e ditëve.

Zgjidh kohën e duhur për aktivitetet e vështira — shumica e njerëzve janë me më shumë energji mesditë e pasdite.

Kombino detyra të lehta me të rëndësishmet — për shembull, dëgjojmë muzikë kur bëjmë detyra shtëpiake, por fokusohemi plotësisht në vetëm një detyrë, kur studiojmë apo kemi një punë të rëndësishme në dorë.

Kushtoji vëmendje të pandërprerë — vepro ngadalë, pa ndërprerje, ndryshe truri lodhet shpejt.

Bëni 100 gjëra njëherësh? Truri juaj nuk është

Megjithatë, kombinimi i zakoneve të këndshme me ato të pakëndshme mund të funksionojë në favor të trurit tuaj. Në vend që të fokusoheni vetëm në një detyrë, përzierja e një aktiviteti që ju pëlqen me një që nuk ju tërheq shumë, mund t’i japë trurit më shumë përforcim pozitiv. Për shembull, nëse larja e enëve bëhet më e lehtë kur televizori është ndezur, ndoshta ia vlen të sakrifikoni pak nga përqendrimi. Por, nuk duhet të bëni asgjë që e ndieni se po sforcoheni. 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Doing 100 things at once? Your brain won't agree if you don't follow these steps

Bëni 100 gjëra njëherësh? Truri juaj nuk është
Pinterest/@hafsab01

Many of us spend every day between texting while in traffic, podcasts at work, and frequent switches from news to emails, becoming "multi-tasking" without realizing it. 

According to Nicole Byers, a neuropsychologist on mental fatigue who was quoted by the New York Times, this happens for two reasons: we want to avoid boredom and we feel the pressure of the modern world to always be "online" and productive.

However, "multitasking" is not possible in the true sense, the brain cannot fully focus on two tasks at the same time, except in cases that are very simple and repetitive (e.g. walking and talking). In fact, what we call "multitasking" is just a rapid switching of attention from one activity to another.

Anthony Wagner of Stanford and Dr. Gloria Mark of the University of California describe this process as creating an "image" of the task in our minds: in an effort to increase concentration, we plan our steps and process information, but every time we switch tasks, the brain must change the image and focus.

What happens when we practice multitasking?

Bëni 100 gjëra njëherësh? Truri juaj nuk është

The cost of task switching: we lose time and efficiency every time we switch focus between activities.

Poorer performance: we are slower, less accurate, and less productive.

Mental fatigue: can damage memory and irritate the mental system.

Physical and emotional effects: increased heart rate, tension, anxiety and negative mood.
How to change our approach?

Make a personal observation throughout the day — record how and when you unconsciously switch tasks.

Practice monotasking gradually — start with 5–10 minutes on a single task, increase the time as the days go by.

Choose the right time for strenuous activities — most people are most energetic in the midday and afternoon.

Combine easy tasks with important ones — for example, we listen to music when doing household chores, but focus fully on just one task when we're studying or have an important job at hand.

Pay unbroken attention — act slowly, without interruption, otherwise the brain quickly tires.

Bëni 100 gjëra njëherësh? Truri juaj nuk është

However, mixing pleasant habits with unpleasant ones can work in your brain's favor. Instead of focusing on just one task, mixing an activity you enjoy with one you don't really enjoy can give your brain more positive reinforcement. For example, if washing dishes becomes easier when the TV is on, it might be worth sacrificing a little bit of focus. But you shouldn't do anything that feels like a chore.