Për Benny Blanco, dashuria qenka më e fortë se frika nga... një udhëtim tetëditor në mes të Atlantikut.
Producenti muzikor zbuloi në një video të publikuar në TikTok se është nisur me anije drejt Londrës për të takuar bashkëshorten e tij, Selena Gomez, e cila ndodhet atje për xhirimet e sezonit të ri të serialit "Only Murders in the Building".
Në video, Blanco shfaqet në bordin e një anijeje dhe shkruan me humor: "Kur kalon Atlantikun me Titanikun vetëm për të parë gruan tënde, sepse ke frikë nga avioni."

Në përshkrimin e videos ai shtoi: "Çfarë nuk bëjmë për dashurinë."
Selena Gomez ndodhet prej disa javësh në Londër për xhirimet e serialit. Në fillim të këtij muaji ajo u kthye për pak kohë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në dasmën e shoqes së saj të ngushtë, Taylor Swift.

Blanco dhe Gomez u martuan në Kaliforni shtatorin e kaluar. Më herët, producenti ka treguar se, për shkak të frikës së madhe nga fluturimet, preferon të përshkojë mijëra kilometra me makinë vetëm për ta takuar.
"Është tmerr. E urrej fluturimin. Tani jam në Dallas dhe po shkoj me makinë drejt Nju Jorkut nga Los Anxhelosi," tregoi ai në një intervistë.
Kjo nuk është hera e parë që Blanco zgjedh detin në vend të avionit. Gjatë një episodi të podkastit "On Purpose" të Jay Shetty, ku ishte i ftuar bashkë me Selena Gomez, ai zbuloi se udhëton rregullisht me anije kur shkon në Europë.

"Është një udhëtim shumë i gjatë. Fillimisht duhet të shkosh me makinë deri në Nju Jork dhe më pas kalon tetë ditë në anije, sikur të ishe në Titanik," tha ai me humor.
Selena Gomez e konfirmoi menjëherë: "Ai nuk fluturon."
Duket se, kur bëhet fjalë për dashurinë, Benny Blanco është gati të kalojë oqeanin... për sa kohë nuk i duhet të hipë në avion.
-
Benny Blanco shfaqet me gjysmën e kokës të rruar dhe rrjeti po zien
21 Qershor, 16:16 -
-
-
-




