Showbiz

Benny Blanco tregon “trukun” që përdori për të fituar Selena Gomez

WacALGQghwwswTkrWiYD24 (1).jpg

Benny Blanco ka treguar se si arriti të fitonte zemrën e Selena Gomez, tashmë bashkëshortes së tij, dhe përgjigjja e tij është shumë më e thjeshtë nga sa mund të mendohet.

Gjatë një interviste në Sunday Sitdown të emisionit Today, producenti muzikor u pyet nga moderatori Willie Geist se si arriti ta bënte për vete Gomez. “

Burra, dëgjoni mirë”, tha Blanco, përpara se të zbulonte “sekretin” e tij. 

“Nuk përdora magji të zezë apo diçka të tillë. Thjesht u tregova i sjellshëm”, u shpreh ai.

Ai shpjegoi se për të, të qenit një partner i mirë lidhet me aftësinë për ta kuptuar personin tjetër, për të komunikuar hapur dhe për të diskutuar gjërat pa i shmangur bisedat e vështira.

“Duhet ta kuptosh partneren, të jesh në gjendje të flasësh për gjërat dhe të kesh një dialog të hapur”, tha ai, duke shtuar se ndihet shumë me fat për marrëdhënien që ka me Gomez.

Blanco tha gjithashtu se fakti që ishte i sjellshëm me njerëzit dhe sillej mirë me të tjerët e ndihmoi që Gomez të lidhej me të.

Para se marrëdhënia e tyre të bëhej romantike, Blanco dhe Gomez kanë qenë miq. Së fundmi, ai ka folur edhe për këtë aspekt të lidhjes së tyre, duke thënë se miqësia është një nga bazat më të mira për një marrëdhënie.

GettyImages-2256137058-73945eb0b5f540a982cdc4202e26eeb1.jpg

Sipas tij, kur e njeh dikë prej kohësh, fillimi i një lidhjeje bëhet më pak i sikletshëm, pasi nuk duhet të kalosh nga e para nëpër të gjithë historinë personale të partnerit.

“Është gjithmonë e frikshme të nisësh një lidhje të re. Është si të shkosh te një terapist i ri dhe të mendosh: ‘Duhet t’i tregoj gjithë historinë time nga fillimi?’”, është shprehur Blanco.

Në rastin e tij dhe Gomez, kjo pjesë ishte më e lehtë, pasi ajo e njihte tashmë dhe mes tyre kishte një komunikim të natyrshëm.

“Ajo më njihte. Nuk më njihte në thellësi në atë mënyrë, por më njihte dhe kishte një afërsi mes nesh. Kjo e bëri gjithçka më të lehtë dhe komode”, tha ai.Para se të niste romanca me Gomez, Blanco kishte diskutuar me terapistin e tij për dëshirën për të gjetur një partnere me të cilën do të kalonte pjesën tjetër të jetës.

71ea8d8a9696954bdebcdf0ff8810203.jpg

Ai kujtoi se së bashku kishin krijuar disa kritere që kërkonte te partnerja e ardhshme. Mes tyre ishte dikush në moshën e duhur, i sjellshëm, i kujdesshëm dhe i dhembshur.

Ai kishte hartuar rreth pesë ose gjashtë kritere të përgjithshme dhe thotë se iu përmbajt atyre. Në fund, personi që përputhej me atë që kërkonte ishte Selena Gomez.