Showbiz

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen
Foto: Brikena Selmani, Mateo Borri/ Instagram

Nëse deri dje ishte një pikëpyetje, tani përgjigjja është zyrtare: #BriTeo nuk janë më bashkë.

Pas disa ditësh me unfollow-e, foto të fshira, mesazhe të koduara dhe lëvizje që u analizuan deri në detaje nga ndjekësit, dyshja vendosi t'u japë fund aludimeve. Fillimisht reagoi Mateo, i cili rreth orës 01:30 të mëngjesit konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi publik.

Ajo që dalloi ishte fakti se Mateo zgjodhi të mos e përmendte asnjëherë Brikenën me emër, duke thënë se e respekton personin dhe kohën e kaluar me të, por se nuk donte që lajmi të kuptohej nga një story apo një "like" në rrjetet sociale.

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen

Rreth 35 minuta më vonë erdhi edhe reagimi i Brikenës, e cila nuk la më vend për interpretime. "Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë", shkroi ajo, duke sqaruar se mes tyre nuk ka pasur mungesë respekti dhe duke kërkuar pak qetësi mes gjithë zhurmës që ka shoqëruar situatën.

Ajo tregoi gjithashtu se ka vendosur të largohet përkohësisht nga disa grupe, pasi postimet dhe diskutimet për ndarjen po i bëjnë keq.

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen

Me pak fjalë, saga e unfollow-eve, fotove të zhdukura dhe zemrave të thyera në Instagram ka marrë fund. Të paktën zyrtarisht. 

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_