News

Burg po bëre seks jashtë Shqipërisë?! Jo tamam, ju shpjegojmë nenin e keqkuptuar

Burg po bëre seks jashtë Shqipërisë?! Jo tamam, ju

Së fundmi, shumë medie kanë raportuar për nenin 108/b të Kodit Penal, duke e paraqitur si një dispozitë që dënon me burg ata që kryejnë marrëdhënie seksuale jashtë Shqipërisë. Por si qëndron puna realisht?

Së pari, është e rëndësishme të sqarohet që Kodi Penal aktual ekziston që nga viti 1995 dhe ka pësuar ndryshime të shumta gjatë viteve. Drafti i një Kodi të ri Penal i prezantuar në korrik të 2025-ës u tërhoq nga qeveria dhe nuk u miratua. Në janar të 2026-ës, vetëm tre ditë më parë, Kuvendi miratoi një paketë ndryshimesh dhe amendimesh në Kodin ekzistues, jo një ligj të ri të plotë. 

Çfarë thotë realisht neni 108/b që po keqinterprtohet

Neni 108/b parashikon se:

“Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit apo jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.”

Burg po bëre seks jashtë Shqipërisë?! Jo tamam, ju

Që do të thotë:

organizimi i udhëtimeve nga një person për një tjetër,

me ose pa përfitim financiar për organizatorin,

kur organizatori është në dijeni se udhëtimi bëhet me qëllim kryerjen e veprave penale seksuale të parashikuara në Kodin Penal (si shfrytëzimi për prostitucion, shfrytëzimi ose trafikimi seksual dhe abuzimi seksual);

pavarësisht ligjit të vendit ku ndodhin veprat, 

Kodi Penal i Shqipërisë i dënon me burgim nga dy deri në gjashtë vjet për organizatorin.

Keqkuptimi me siguri vjen nga formulimi i gjerë i nenit duke krijuar përshtypjen se çdo marrëdhënie seksuale jashtë vendit mund të jetë e ndëshkueshme. 

Por gjithsesi, mos u shqetësoni, neni 108/b nuk ju burgos juve dhe partnerin/en nëse kryeni marrëdhënie seksuale privatisht në udhëtimin e radhës. Ai ndalon organizatorët e aktiviteteve që shfrytëzojnë të tjerët për qëllime seksuale të paligjshme edhe jashtë Shqipërisë. Lajmet që po theksojnë të kundërtën po krijojnë një panik të panevojshëm.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Burg, are you having sex outside Albania?! Not exactly, we explain the misunderstood article

Burg po bëre seks jashtë Shqipërisë?! Jo tamam, ju

Recently, many media outlets have reported on Article 108/b of the Criminal Code, presenting it as a provision that punishes those who engage in sexual relations outside of Albania with prison. But what is the reality?

First, it is important to clarify that the current Criminal Code has been in existence since 1995 and has undergone numerous amendments over the years. The draft of a new Criminal Code presented in July 2025 was withdrawn by the government and was not adopted. In January 2026, just three days ago, the Assembly adopted a package of changes and amendments to the existing Code, not a complete new law. 

What does Article 108/b that is being misinterpreted really say?

Article 108/b provides that:

“Organizing travel for others, whether for reward or not, with the aim of committing any of the criminal offenses provided for in this section or in Articles 114, 114/a/1 and 117, regardless of the relevant legal provisions in the country where the travel is organized, is punishable by imprisonment for two to six years.”

Burg po bëre seks jashtë Shqipërisë?! Jo tamam, ju

Which means:

organizing travel from one person to another,

with or without financial benefit to the organizer,

when the organizer is aware that the trip is being made for the purpose of committing sexual crimes as provided for in the Criminal Code (such as exploitation for prostitution, sexual exploitation or trafficking, and sexual abuse);

regardless of the law of the place where the acts occur, 

The Albanian Criminal Code punishes the organizer with imprisonment from two to six years.

The misunderstanding probably comes from the broad wording of the article, creating the impression that any sexual relationship abroad may be punishable. 

But don't worry, Article 108/b does not imprison you and your partner if you have sex in private on your next trip. It prohibits organizers of activities that exploit others for illegal sexual purposes even outside of Albania. News that are emphasizing the opposite is creating unnecessary panic.