
Eventet kanë një skemë që e njohim të gjithë: zhvillohen në një sallë hoteli, tre rreshtat e parë janë të rezervuar për protokollin, moderatori lexon biografitë, ministri flet i pari dhe largohet i pari. Pastaj vjen paneli: katër njerëz, katër pyetje, 10 minuta për secilin dhe një sallë që në minutën e njëzetë ka nxjerrë telefonat. Fotot dhe videot dalin bukur, postimi merr pëlqime. Të hënën askush nuk ka ndryshuar asgjë në biznesin e vet.
Sa më sipër nuk është kritikë ndaj këtyre eventeve. Shumë prej tyre janë iniciativa serioze që sjellin diskutime gjithashtu serioze. Problemi qendron zakonisht tek formati. Përgjithësisht eventet në Shqipëri përdorin të njëjtin format dhe e përsërisin. Kemi sjellë skenën, dritat dhe rendin e ditës, por kemi lënë jashtë arsyen përse ekziston një konferencë biznesi: që dikush të kthehet në zyrë me diçka që mund ta zbatojë.
Business Reset sjell pikërisht këtë - një format që të mund ta marrim me vete në biznesin tonë dhe në punën tonë të përditshme - një ditë për një reset (për një rifreskrim, rishikim, ristrukturim dhe rinisje).
Çfarë sjell ndryshe Business Reset?
Në eventet B2B flitet pak për brandet dhe për folësit dhe çdo gjë përcillet nën emrin e eventit / konferencës apo panairit. Business Reset do flasë përmes brandeve, ekspertëve dhe temave që do sjellë. Business Reset është krijuar për çdo partner që do bashkohet me të. Do jetë një platformë e cila do ju japë zë, ekspozim dhe mundësi për të shpalosur veten çdo kontributori. Por, edhe që çdo pjesëmarrës të largohet me ndjesinë se ka krijuar një përvojë të veçantë dhe ka marrë me vete të gjitha idetë e nevojshmë për të filluar një 'reset' për biznesin e vetë.
Për çfarë do të flasim?
Tematikat e Business Reset janë të ndërtuara rreth shtyllave kryesore të strukturës së një biznesi:
1. Teknologjia dhe Inovacioni
2. Marketing & Media
3. Burimet Njerëzore dhe Arkitektura e HR
Këto tema do të zhvillohen gjatë ditës përmes historive të suksesit, të rejave të industrisë dhe çfarë realisht ofron tregu në këto drejtime. Nëse zakonisht në eventet e ngjashme flitet në nivel makro, se çfarë po ndodh në botë, ku qëndron Shqipëria dhe çfarë duhet bërë; në Business Reset do të flasim konkretisht se çfarë bizneset shqiptare ofrojnë dhe për çfarë kanë nevojë. Do të japim mundësinë të njohim jo vetëm tregun më shumë, por edhe mundësinë për të audituar nivelin në të cilin ndodhet biznesi jonë dhe çfarë i duhet e ku mund ta gjejë për të arritur përshkallëzime të reja.
Si do të duket 15 tetor-i?
Pjesa e parë e ditës (09:00 - 13:00) do të nisë në sallën kryesore ku në skenën e madhe do të ngjiten folës të industrive të teknologjisë, marketing & media dhe burimet njerëzore. Do të kemi folës që nuk do kujdesen për të na shitur, por për të na dhënë energji të reja, por do kemi dhe folës që do na tregojnë se çfarë i mungon biznesit tuaj dhe çfarë i duhet sa më parë.
Paralelisht me këtë kohë, në hall-in jashtë sallës do të zhvillohet Live-Demo-Experience Zone, ku bizneset do të kenë mundësi të prezantojnë shërbimet apo produktet e tyre në hapësira të vogla përmes stendave, apo këndeve të branduara. Në këtë kohë do të jetë dhe mundësia për të folur për bashkëpunime konkrete.
Pjesa e dytë e ditës do të jetë koha për të mësuar më shumë dhe më konkretisht - përmes 9 seminareve me drejtues që do na pajisin me aftësi të ndryshme, ose do na japin mundësinë të krijojmë plane konkrete.
Në fund të ditës, kemi festë! Kjo për ta mbyllur jo vetëm me energji pozitive, por me mundësinë për të finalizuar mes muzikës dhe gëzimit një ditë sa dinamike aq edhe ngazëlluese.
Kush do të jetë aty?
Vendimmarrës, sipërmarrës, C-suite, drejtues HR, drejtues marketingu dhe ekspertë nga kompani të mesme dhe të mëdha, brande ndërkombëtare me prezencë lokale dhe SME nga Shqipëria dhe Kosova.
Folësit e konfirmuar deri tani: Gentian Gjiknuri nga String Fisnik Ismaili nga Karrota, Yiannis Dimos nga Le Spot Group Official dhe Toby Lee nga The Predictive Index, që vjen personalisht në Tiranë, Dalina Gjicali nga EPPC etj.
String Albania - Odoo Silver Partner është konfirmuar si Gold Partner.
Pse pikërisht tani.
Sepse një konferencë që mbahet në mars të flet për një vit që ka nisur tashmë. Një konferencë që mbahet në tetor të flet për një vit që ende mund ta ndryshosh.
Business Reset është ndërtuar si event vjetor, me ambicien për t'u bërë momenti ku tregu shqiptar ndalon një ditë, shikon veten me sinqeritet dhe rinis me plan. Emri nuk është thjesht një metaforë marketingu: reset do të thotë të pranosh se diçka nuk po funksionon dhe të vendosësh ta ndërtosh ndryshe.
Vjeshta është momenti kur ky vendim merret. Business Reset është vendi ku merret.
Po më pas?
Pyetjet që do ju bëjmë pas Business Reset janë: Sa bashkëpunime nisët në sallë dhe sa mbijetuan tre muaj më vonë? Sa prej jush do vini sërish vitin që vjen dhe do doni të sillni dhe të tjerë me vete?
Na kontaktoni:
BILETAT FILLOJNË TË SHITEN NË 1 SHTATOR
Nëse doni të aplikoni për folës dërgoni short-bio dhe temën tuaj në: [email protected]
Nëse doni të mbështesni konferencën dhe të përfitoni PR dhe vizibilitet për brandin tuaj kontaktoni: [email protected] ose 0675066312
