Fashion & Beauty

Ç’është grimi ‘martini’ që do të jetë tendenca e këtij sezoni

Ç’është grimi ‘martini’ që do të

Martini është një nga aperitivët alkoolikë më të famshëm në botë dhe këtë vjeshtë është kthyer në një frymëzim për trendet e make up-it.
 
Me miliona shikime në TikTok dhe të famshëm si Christina Aguilera, Hailey Bieber dhe Gabrielle Union e kanë provuar tashmë, "make-up martini" është frymëzuar nga ngjyrat e koktejit ikonë me tone ulliri të pasuruara nga reflektimet e arta dhe një penel të fortë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)


Në bazë të këtij trendi të ri, perfekt për festat e fundvitit, janë rimelët e fortë duke filluar nga jeshilja, ari dhe argjendi. Më pas përqendrohuni te rimeli. Nuancat metalike dhe floriri mund të përzihen për të krijuar efektin e tymit, ndërsa një shkëlqim argjendi në qoshet e brendshme të syve shton vezullimin në sytë tuaj. Linjat e syve dhe tonet prej ari ose argjendi mund të përdoren për të shtuar një prekje magjepsëse te sytë dhe mollëzat.
 
Por, që ky grim të jetë i plotë është e nevojshme që të shtoni tonet e së gjelbrës. Nuanca mat ose me shkëlqim, ato vendosen te sytë për një efekt intensiv.

Për një pamje më delikate, një laps i butë i aplikuar poshtë vijës së qerpikëve mund t'i japë më shumë thellësi pamjes dhe portretit.

Burimi: Harper’s Bazaar