Metropolitan

Ç’mendon EmRata për Brad Pitt, pas disa takimeve me aktorin?

Ç’mendon EmRata për Brad Pitt, pas disa takimeve me aktorin?
Getty Images

EmRata dhe Brad Pitt janë çifti që jo të gjithë e prisnin, ama të gjithë duan t’i shohin bashkë. Në fakt, ata po dalin, por i kanë lënë opsionet e hapura, çka do të thotë, se po takohen edhe me njerëz të tjerë.

Por, ç’mendon saktësisht Emily për Brad Pitt? Sipas burimeve, ajo ndihet shumë e lehtësuar që ka mbaruar gjithçka në lidhje me divorcin dhe po ia del shumë mirë. Emily mendon se Brad është i mrekullueshëm. Tashmë, ata kanë dalë disa herë dhe EmRata është e mahnitur prej tij”. Miqtë thonë se kur modelja flet për Pitt, bëhet shumë e lezetshme" (e dini ju, çehrja që merr një person kur flet për atë tipin që ka qejf).

Madje, Ratajkowski mendon se Brad është shumë i sjellshëm, pra, zotëri burrë dhe me thënë të drejtën, u duket e përfshirë në këtë marrëdhënie të re dhe emocionuese.

Emily dhe Brad po i marrin gjërat shtruar dhe sigurisht, nuk u vëmë faj, pasi modelja është divorcuar nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, pas pretendimeve për disa tradhti; nga ana tjetër, Brad ka qenë i martuar për më shumë se një dekadë me Angelina Jolie. Të dy vijnë nga lidhje të gjata, ndaj më e mira është ta marrin me ngadalë.

Por, të gjithë biem në një mendje që EmRata dhe Pitt do të ishin një çift super seksi!

Artikuj të sugjeruar: