Fashion & Beauty

Céline Dion zgjodhi thonjtë më elegantë të momentit dhe janë shumë të thjeshtë për t’u rikrijuar

Celine-Dion-Performs-Opening-Night-of-Paris-Residency-September-12-2026-2_1.webp

Të gjitha sytë ishin te Céline Dion, e cila u rikthye në skenë këtë fundjavë për një seri prej 26 koncertesh në Paris. Përveç performancës dhe veshjes së saj spektakolare, këngëtarja tërhoqi vëmendjen edhe me një detaj shumë më minimalist, manikyrin “soap nails”, një nga tendencat më elegante të bukurisë së kohëve të fundit.

Në kontrast me siluetën dramatike të krijuar posaçërisht për të nga Jonathan Anderson, Dion zgjodhi një pamje të freskët dhe të thjeshtë në bukuri, me makeup të lehtë, një topuz në stil balerine dhe thonj me shkëlqim, në nuanca neutrale.

acf9201c-69b4-4c2a-a69f-650d26b02e4d.avif

Çfarë janë “soap nails”?

“Soap manicure” karakterizohet nga thonj shumë të kuruar, me një pamje të pastër, të shndritshme dhe pothuajse transparente. Në vend të ngjyrave të forta apo artit të detajuar në thonj, përdoren nuanca qumështi, rozë të zbehtë ose tone neutrale, të cilat krijojnë efektin e thonjve të sapolarë.

Ekspertja e thonjve Lou Stokes e përshkruan këtë trend si një kombinim mes kujdesit për thonjtë dhe estetikës minimaliste të bukurisë. Ideja është që thonjtë të duken aq të shëndetshëm dhe të kuruar sa të mos kenë nevojë për shumë ngjyrë apo dekorime.

Celine-Dion-AFP-14September2026.jpg

Si ta rikrijoni manikyrin e Céline Dion?

Sekreti i këtij look-u nis para se të vendoset shtresa e manikyrit. Kujdesi për thonjtë është thelbësor, pasi shkëlqimi dhe pamja e rregullt janë ato që i japin “soap nails” efektin luksoz.

Fillimisht, përdorni një produkt për kutikulat dhe pastrojini ato me kujdes. Më pas, limojini thonjtë duke e lëvizur limën vetëm në një drejtim dhe krijoni një formë të shkurtër dhe të rrumbullakosur.

celine-c6bd508339374a5d8df86fb6799219aa.jpg

Nëse keni thonj më të gjerë, forma soft-square, pra katrore me cepat e zbutur, është një zgjedhje e mirë. Ndërsa për gishtërinj më të shkurtër, forma klasike e rrumbullakët mund të krijojë iluzionin e gishtërinjve më të gjatë.

Në fund, zgjidhni një manikyr në nuancë qumështi, rozë shumë të zbehtë ose bezhë transparente dhe përfundojeni me një shtresë shkëlqyese. Rezultati është minimalist, elegant dhe shumë i pastër, pikërisht si pamja që zgjodhi Céline Dion për rikthimin e saj në skenë.