Nëse keni parë dikë me atë ngjyrën perfekte të fytyrës, pak të nxirë nga dielli dhe me faqe të skuqura natyrshëm, ka shumë mundësi që sekreti të jetë një teknikë e re grimi që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet: “blonzer”.
Emri i saj vjen nga bashkimi i dy produkteve të njohura të grimit: blush-it (skuqësit për faqe) dhe bronzer-it. Ideja është e thjeshtë: në vend që të përdorni dy produkte të ndryshme, krijoni një efekt të vetëm që kombinon ngrohtësinë e lëkurës së nxirë me nuancën rozë të faqeve pas ekspozimit në diell.
Rezultati është ajo pamje që zakonisht e marrim pas disa ditësh pushime: një ton i artë, pak i ngrohtë dhe me faqe që duken sikur sapo janë prekur nga dielli. Por këtë herë mund ta arrini pa kaluar orë të tëra në plazh.
Çfarë është “blonzer”?
“Blonzer” është një produkt hibrid që bashkon efektin e bronzer-it me atë të skuqësit. Qëllimi i tij është të thjeshtojë rutinën e grimit dhe t’i japë fytyrës një pamje të freskët, të ndriçuar dhe natyrale.
Në vend që të vendosni fillimisht bronzer për të krijuar ngrohtësi dhe më pas skuqës për t’i dhënë ngjyrë faqeve, kjo teknikë i bën të dyja njëkohësisht.
Ekspertët e bukurisë e përshkruajnë si efektin e dikujt që ka kaluar më shumë se një javë me pushime: lëkurë e artë, faqe paksa rozë dhe një shkëlqim i shëndetshëm.

Si ta krijoni efektin “blonzer” me produktet që keni në shtëpi
Nuk është e nevojshme të blini një produkt të ri. Mund ta krijoni vetë duke kombinuar një bronzer dhe një skuqës që tashmë i keni.
Sekreti është të përzieni një nuancë të ngrohtë me një nuancë rozë, për të krijuar një pamje të ndriçuar dhe natyrale.
Bronzer pluhur + skuqës pluhur
Ky kombinim është ideal për një përfundim më elegant. Përzieni të dy produktet me një furçë duke bërë lëvizje të lehta rrethore.
Rezultati është një efekt i butë, si prej sateni, që përshtatet shumë mirë edhe për mbrëmje.

Bronzer kremoz + skuqës me bazë uji
Për ditët e nxehta, ky kombinim mund të zgjasë më shumë në lëkurë. Zgjidhni një bronzer kremoz që fiksohet mirë dhe më pas shtoni një skuqës me teksturë të lehtë.
Kjo mënyrë krijon një pamje më natyrale dhe më rezistente ndaj nxehtësisë.
Dy produkte në formë të lëngshme për efekt më të ndritshëm
Nëse dëshironi një pamje më të freskët, pothuajse si e lagësht, mund të përdorni dy produkte të lëngshme. Ato përzihen lehtësisht edhe me gishta dhe krijojnë një shkëlqim të butë pa e rënduar fytyrën.
-
3 ngjyra flokësh që duken të vjetruara në vitin 2026
3 Gusht, 11:38 -
-
-
-




