
Ekziston një moment që përsëritet çdo verë. Je ende disa metra larg, por e dallon horizontin. Drita ndryshon. Ajri ka një aromë tjetër. Dëgjon valët para se t’i shohësh dhe, pa e kuptuar, merr frymë më thellë. Qetësohesh. Eshtë ideja e pushimeve, por jo vetëm kjo. Truri ynë, në fakt, reagon ndryshe kur përballë kemi detin.

Sipas psikologut britanik Wallace J. Nichols, kjo gjendje quhet “Blue Mind”: një gjendje qetësie, pranie dhe përqendrimi që krijohet kur jemi pranë ujit. Nuk është rastësi që njerëzit zgjedhin detin për të pushuar, për të menduar ose për të marrë vendime. Ka diçka tek ai horizont i pafund që e bind trurin se, të paktën për pak, nuk ka asgjë urgjente dhe s’ka pse të jetë në gjendje alerti.
Horizonti na rikujton se jo gjithçka duhet zgjidhur sot dhe se ka një kohë ku thjesht duhet shijuar natyra, pamja përballë nesh dhe pushimi.

Në qytet, sytë tanë lëvizin vazhdimisht. Nga telefoni te semafori. Nga ekrani te kalendari. Nga një njoftim te tjetri. Deti bën të kundërtën. Të fton të shohësh larg.
Nuk ka tabela, nuk ka reklama, nuk ka asgjë që të kërkon vëmendjen çdo tre sekonda. Vetëm një vijë e drejtë që ndan qiellin nga uji. Ka një arsye pse bisedat më të bukura ndodhin buzë detit dhe nuk po e romantizojmë.
Kur nuk jemi të bombarduar nga stimujt e zakonshëm të ditës, mendja fillon të funksionojë ndryshe. Fjalët dalin më lehtë. Heshtjet nuk janë të sikletshme. Nuk ka nevojë ta mbushësh çdo sekondë me diçka.

Ndoshta kjo është arsyeja pse kujtojmë më shumë një bisedë në një tavolinë buzë detit, me një Iqos në dorë, nëse je përdorues, teksa presim porosinë e drekës, sesa dhjetë takime në një kafene në mes të qytetit.
Deti ka fuqinë të na ngadalësojë ritmin. Ndoshta prej faktit që, për herë të parë pas shumë kohësh, ndalojmë së jetuari me ritmin e njoftimeve, afateve dhe listave të pafundme.
Pranë detit, askush nuk të pyet sa produktiv/e ishe sot. Askush nuk pret përgjigje të menjëhershme dhe as e mat vlerën tënde përmes rezultatit. Thjesht ekziston dhe s'ka nevojë për justifikim. Kthehemi sepse ai na kujton një version të vetes që gjatë pjesës tjetër të vitit e harrojmë shpesh: atë që nuk ka nevojë të nxitojë, të provojë apo të arrijë diçka.
Tani që lexuat këtë artikull, nisni me planin e fundjavës!
- Artikull promocional
