
Disa prej personazheve të njohura të projekteve të Andale nuk do të jenë më pjesë multimedias, duke nxitur pyetje mbi vijimësinë e disa formateve të ndjekura.
Në një postim në Instagram Story, Dalina Buzi publikoi një mesazh falënderimi për ta, duke shkruar:
“Ju dua të gjithëve dhe ju uroj më të mirat në rrugëtimin tuaj. Jeni të gjithë njerëz të bukur dhe ju falënderoj për kontributin në Andale. Nuk është kurrë lamtumirë, është thjesht shihemi më vonë.”

Personazhet që do të largohen janë Megli, Klea, Blerta dhe Bernardi, të cilët kanë qenë pjesë e projekteve dhe dinamikave të ndryshme të Andale.
Blerta dhe Bernardi, për shembull, janë një nga çiftet që u njohën pikërisht në këtë hapësirë dhe më pas u kthyen në një çift të ndjekur nga publiku. Historia e tyre u bë pjesë e asaj që shpesh e ka bërë Andale-n më shumë se një platformë: një vend ku personazhet, marrëdhëniet dhe situatat vazhdojnë të jetojnë edhe përtej ekranit.
Ndërkohë, Klea, e njohur për publikun përmes emisionit “G.O.A.T.S”, u komentua së fundmi edhe për lidhjen me Xhastin Peshkun, i cili u largua në mes të sezonit. Edhe largimi i saj ngre pikëpyetje për vijimësinë e dinamikave të formatit.
Megli, nga ana tjetër, ka qenë pjesë e disa projekteve të tjera të Buzit, përfshirë serialin “$NOB”. Megli ishte pjesë e “Pa Manual” dhe deri tani nuk dihet ende nëse programi do të vazhdojë, apo çfarë do të ndodhë me “G.O.A.T.S” pas këtyre zhvillimeve.
Lajmi i mirë për ata që kanë ndjekur “La Villa Drama” është se, të paktën, këto largime nuk e ndalin formatin. “La Villa Drama”, një nga prodhimet më të ndjekura të Andale, ku publiku ndjek jetën dhe përditshmërinë e personazheve, duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e vëmendjes.
Ndërkohë, janë hapur edhe audicionet për emra të rinj që mund t’i bashkohen universit të Andale. Ende nuk dihet kush do të jenë personazhet e rinj dhe si do të ndryshojë dinamikat.
Me këto largime dhe audicione të hapura, kuptojmë se Andale po hyn në një fazë të re.