Showbiz

Dafina Zeqiri zbulon gjininë e bebit të dytë në një mënyrë të bukur!

3.png
Foto: Kreshnik Gjergji, Dafina Zeqiri, Daskan Gjergji/ Instagram

Pak javë pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël, Dafina Zeqiri ka zbuluar edhe gjininë e bebit të saj të dytë me partnerin, Kreshnik Gjergji.

Këngëtarja ndau disa momente të ëmbla në Instagram, duke i kthyer story-t në një mini “gender reveal” familjar. Në një nga fotot, Dafina, Kreshniku dhe djali i tyre, Daskan, shfaqen përpara një torte dhe disa tullumbacesh ku shkruhet “It's a boy/ girl?”, duke lënë të kuptohet se familja po festonte zbulimin e gjinisë së bebit nr. 2.

1.jpeg

Ndërsa në një tjetër foto, i vogli Daskan shihet pranë tullumbaces blu me mbishkrimin “It's a boy”, duke konfirmuar kështu se Dafina është në pritje të një djali tjetër.

2.jpeg

Kujtojmë se lajmin për shtatzëninë, Dafina e ndau gjatë koncertit të saj në Tiranë në kuadër të turit “Supernova”, ku u shpreh:

“Kam performuar veti i dytë.”

Në korrik të vitit 2025, Dafina dhe Kreshniku u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Daskanit, ndërsa shumë shpejt familja e tyre do të zgjerohet edhe me një tjetër djalë.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_