Showbiz

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë portretin e të birit në ditëlindjen e saj *.*

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë portretin e të
Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram

Ka momente që nuk kanë nevojë për shumë shpjegime dhe ky është një prej tyre. Në ditëlindjen e saj të 37-të, Dafina Zeqiri vendosi të ndajë një nga momentet më personale deri tani: portretin e parë të djalit të saj, Daskan.

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë portretin e të

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë portretin e të

Gjatë festimeve, Dafina publikoi disa foto ku shfaqet duke pozuar me të voglin, dhe më pas edhe me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji. Në përshkrimin e fotos, ajo shkroi: “Ditëlindja ime, por dhurata ime je ti.”

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë portretin e të

Vetëm në janar 2025, Dafina konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël, duke ndarë për herë të parë publikisht lajmin që përflitej prej kohësh. Marrëdhënia e saj me Kreshnikun kishte qenë shpesh në vëmendje, sidomos pas kurorëzimit të lidhjes së tyre.

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë portretin e të

Në korrik të po atij viti, këngëtarja u bë nënë për herë të parë dhe zbuloi edhe emrin e djalit: Daskan. Një emër i veçantë, ashtu si edhe vetë momenti që e shoqëroi.

Dafina Zeqiri zbulon për herë të parë portretin e të

Që atëherë, Dafina është tërhequr disi nga koncertet për t’iu përkushtuar familjes, por ka mbetur prezente për publikun përmes projekteve muzikore. Dhe tani, me postimet e saj të fundit, këngëtarja duket se po kalon një tjetër kapitull: më të qetë, më personal dhe më të lumtur.