Horoscope

Dashuria & shenjat e horoskopit: Ja ç'do të ndodhë me romancën, sipas letrave tarot

Dashuria & shenjat e horoskopit: Ja ç'do të ndodhë me
@inlovewithcameras

Hëna e Re në Peshore solli një rivendosje kozmike në marrëdhëniet tona. Ajo riktheu ekuilibrin aty ku peshoret ishin prishur, krijoi lidhje aty ku kishte pasur tension apo përplasje dhe tërhoqi një energji dashurie autentike, që të jep ndjesinë e paqes së vërtetë.
 
Mendo për pyetjen tënde aktuale në dashuri. Më poshtë, letrat tarot do të japin përgjigjen në lidhje me romancën, për çdo shenjë.
 
Dashi
 
Je në prag të një përmirësimi afatgjatë në jetën tënde sentimentale. Gjithçka që ndodh nga tani e tutje ka energji ndërtuese dhe pozitive. Por ka një kërkesë për ty: sfido atë që e konsideron të pandryshueshme. Ka një pabarazi në dinamikën e pushtetit në marrëdhëniet e tua, që krijon fërkime dhe mosbesim. Çelësi i suksesit është barazia, dhe ti je ai/ajo që duhet ta sjellë këtë ndryshim. Mund të hasësh rezistencë, por je Dashi! Nuk ka pengesë që s’e kalon dot dhe kjo ia vlen.
 
Demi
 
Një tërheqje e parezistueshme, por ndoshta e pamenduar mirë, po të çon në ujëra të rrezikshme, Dem! Kjo mund të shkaktojë probleme në një marrëdhënie ekzistuese, qoftë miqësi apo romancë. Çdo dashuri ka çmimin e saj! Marrëdhëniet e reja krijojnë dallgë, që të ndihmojnë ose të zhysin, ndaj duhet të peshosh mirë çfarë dëshiron në të vërtetë dhe kush e meriton vendin e tij në rrethin tënd të brendshëm.

Vepro me qëllim, jo me pasion të verbër dhe përgjigjet do të të vijnë vetë.
 
Binjakët
 
Je gati të përkushtohesh, të ndërtosh, të ecësh sipas një vizioni të qartë për të ardhmen, sepse pikërisht ti je ai që e krijon atë, me imagjinatën dhe kreativitetin tënd. Kjo Hënë e re të solli energji shëruese, ndërtuese dhe manifestuese në dashuri. Nuk kërkon thjesht një marrëdhënie, por një aleancë dhe një partneritet që do të zgjasë përjetësisht.

Nëse je beqar, yjet tregojnë se shenjat e Zjarrit (Luani, Dashi, Shigjetari) janë mundësi që duhen marrë parasysh.
 
Gaforrja
 
Ke prirje të jesh pasiv/e në marrëdhënie, duke pranuar çfarëdo që të jepet dhe duke nënvlerësuar fuqinë tënde tërheqëse. Kjo Hënë e re bëri një zgjim personal dhe tanimë, e sheh më qartë veten për atë që je! Tani gjithçka ndryshon: lidhjet e vjetra, situatat e ndërlikuara, ish-at që s’të lënë rehat do të zhduken, ndaj është koha për një fillim të ri, me dikë që është i disponueshëm, i dashur dhe i aftë të ndërtojë dashurinë që ti ëndërron.
 
Luani
 
Këto letra tarot të ftojnë të largohesh pak nga peizazhi aktual i marrëdhënies dhe të mendosh për veten. Çfarë dëshiron me të vërtetë Universi të realizon një dëshirë zemre, ndaj mendo me kë do ta lidhësh! Mos e harxho te dikush që nuk të përshtatet.
Besoji vizionit të dashurisë që meriton dhe kërko ta përjetosh atë. Magjia është rreth teje, mos e harxho te dikush që s’e vëren.
 
Virgjëresha
 
Dashuria e vërtetë çeli dyert këtë Hënë të re dhe është pikërisht ajo dashuri e qetë, e sigurt, pasionante dhe besnike që ti meriton.
Nëse je beqar/e, shenjat e Ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) dhe Demi janë përputhje të mira. Kjo dashuri e re lind nga ndryshimi i brendshëm, ndaj të bën të ndalosh së idealizuari të tjerët, nuk pranon më trajtime të padrejta dhe të motivon të vendosësh kufij të rinj.

Peshorja
 
Kjo Hënë e re në shenjën tënde ishte një ogur fantastik që solli ndryshime pozitive të menjëhershme. Nëse je beqar/e, do të tërheqësh dashurinë që ke ëndërruar. Nëse je në lidhje dhe ke dyshime, partneri do të tregojë sa shumë të vlerëson. Nëse je në një lidhje të lumtur, planet që bëni këtë javë do të hapin një kapitull të ri e të bukur.
E nëse je e/e lumtur vetëm, jeta jote sociale do të jetë plot arsye pse ta duash këtë fazë!
 
Akrepi
 
Një qasje e re ndaj dashurisë po lind dhe duket e nxitur nga një motiv i papritur. Ndoshta të kujtohet një moment nga fëmijëria kur do të doje që prindërit të silleshin ndryshe, ose një bisedë e pazakontë me dikë për jetën e tij/saj sentimentale. Do të kuptosh se çfarë kërkon me të vërtetë nga dashuria dhe nuk është ajo që ke pasur deri tani.

Ky ndryshim zemre shënon fillimin e një procesi njëvjeçar transformimi në dashuri. Përgatitu për një kapitull të ri!
 
Shigjetari
 
Zakonisht je i lirë dhe aventurier në dashuri, por kjo Hënë e re të solli një dëshirë për qëndrueshmëri dhe siguri. Do të largohesh nga shpërqendrimet dhe tundimet dhe do të fokusohesh në ndërtimin e diçkaje të qëndrueshme. Një plan i ri për të ardhmen lind, që mbështet të dyja palët. Është një agim i ri për ty: një dashuri më e pjekur dhe më e vetëdijshme!
 
Bricjapi
 
Nëse punon fort për marrëdhënien e duhur, Bricjap, qielli është kufiri yt. Por si e di që është marrëdhënia e duhur? Përgjigjja është ekuilibri! Kur dy njerëz që japin dhe marrin në mënyrë të barabartë, kemi të bëjmë me një lidhje të përsosur.
Ti kërkon partner, aleat, pasion dhe njerëzit që s’t’i ofrojnë, s’e meritojnë kohën tënde të çmuar.
 
Ujori
 
Një vendim i madh pritet të merret gjatë kësaj periudhe. Duhet të peshohësh opsionet dhe të bësh një zgjedhje përfundimtare deri në fund të javës. Je i mërzitur me diçka ose dikë,dhe nëse ke arritur në një udhëkryq, kjo do të thotë se rruga e vjetër s’është më një shteg ku duhet të kalosh. Dëgjo zemrën, merr një vendim dhe vepro!
 
Peshqit
 
Ti dëshiron gjithçka: besnikëri dhe liri, aventurë dhe qëndrueshmëri, pasion dhe rehati, ndaj nëse dikush mund të t’i japë këto, kjo është dashuria. Marrëdhëniet e tua janë të ndërlikuara dhe të shumëanshme, ndaj po kërkon një lidhje që të lejon të ndryshosh, që krijon magji të re çdo ditë, që është e paparashikueshme por e sigurt.

Fillo tani, jeto dashurinë magjike që do, me njeriun e duhur!

 

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.