
Modelja dhe moderatorja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Dyshja mbajtën ceremoninë e martesës së tyre në Romë, ndërsa Genari ndau në rrjete sociale disa momente të kësaj dite të shënuar për të.
“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri.
Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës, një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkroi Genari.
Ai shtoi se ndihet njeriu më me fat në botë, pasi ka gjetur shpirtin e tij binjak.
“Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë, sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.
Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.
Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundoi ai.
Cindy Marina dhe Genar Topalli janë bashkë prej disa vitesh dhe njoftuan fejesën e tyre në shkurt.
Topalli i propozoi modeles në Amalfi, buzë detit, në mënyrën më romantike të mundshme dhe videoja u publikua nga vetë Cindy në profilin e saj në Instagram.
Disa momente nga dasma: