Fashion & Beauty

Detaji që bën diferencën: Getat e Taylor Swift janë kthyer në trendin e momentit

Detaji që bën diferencën: Getat e Taylor Swift janë kthyer
Getty Images

Në takimin e saj të dytë të javës me Travis Kelce, Taylor Swift zgjodhi një veshje që kombinonte në mënyrë të përkryer trendet e vjeshtës me stilin e saj karakteristik. Çifti, i fejuar zyrtarisht në gusht, u fotografua teksa dilte nga klubi privat Zero Bond në New York City, mbrëmjen e 6 nëntorit.

Këngëtarja i besoi sërish markës së saj të preferuar, Louis Vuitton, duke veshur një bluzë të zezë të thurur, një minifund, çizme lëkure mbi gju me taka dhe çantën Coussin, të zbukuruar me zinxhirin e artë dhe monogramin karakteristik të shtëpisë së modës.

Detaji që bën diferencën: Getat e Taylor Swift janë kthyer

Aksesorët ishin minimalë: disa byzylykë, një kapëse flokësh ari Petite Moments dhe unaza e fejesës. Detaji më tërheqës i pamjes ishin geta e zeza rrjetë me motiv lulesh romantike nga Fleur du Mal.

Detaji që bën diferencën: Getat e Taylor Swift janë kthyer

Por, Swift nuk është e vetmja që zgjedh të tilla geta. Gjithnjë e më shumë ato po kthehen në të preferuarat e vajzave me stil, duke zëvendësuar versionet klasike.

Nëse doni një pamje plot stil, pa u lodhur shumë, mjafton të zgjidhni geta me motive.