Showbiz

Dhoma private e mbretëreshës ku Harry nuk ishte lejuar të hynte për 33 vite

Dhoma private e mbretëreshës ku Harry nuk ishte lejuar të hynte
Foto: Neil Mockford/GC Images

Pallati Buckingham ka 775 dhoma, nga sallat madhështore te hapësirat më të thjeshta të stafit. Por mes gjithë këtyre dhomave, kishte një vend ku princ Harry nuk kishte hyrë kurrë, deri pak para dasmës së tij me Meghan Markle.

Në librin e tij "Spare", Duka i Sussex-it ka treguar se nuk e kishte parë kurrë nga brenda dhomën private të veshjes së gjyshes së tij, mbretëreshës Elizabeth II, deri në moshën 33-vjeçare.

Sipas Harry-t, pak para dasmës, mbretëresha i ftoi atë dhe Meghan Markle në pallatin mbretëror për të parë koleksionin e saj të tiarave (lloj kurore zbukuruese). Ishte momenti kur Meghan do të provonte disa prej tyre, përpara se të zgjidhej tiara që do të mbante në ditën e dasmës.

Harry e përshkruan atë mëngjes si të jashtëzakonshëm. Ai dhe Meghan hynë në dhomën private të veshjes së mbretëreshës, pranë dhomës së saj të gjumit, një hapësirë ku ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë. Aty ndodheshin edhe një eksperte bizhuterish, një historiane që njihte origjinën e secilit gur të koleksionit mbretëror, si dhe Angela Kelly, stilistja dhe personi i besuar i mbretëreshës.

Në tavolinë ishin vendosur pesë tiara dhe mbretëresha i kërkoi Meghan-it t’i provonte një nga një përpara pasqyrës. Harry qëndronte pas saj, duke e parë gjithë skenën.

Edhe pse mund të duket e çuditshme që një nip i mbretëreshës të mos kishte hyrë kurrë në një dhomë të tillë, Harry ka theksuar shpesh se për të, Elizabeth II nuk ishte vetëm gjyshja e tij, por edhe kreu i monarkisë. Këtë ai e kishte të vështirë t’ia shpjegonte Meghan-it në fillimet e lidhjes së tyre.

Në "Spare", Harry kujton edhe momentin kur e pyeti Meghan-in nëse dinte të bënte përkuljen mbretërore. Ajo mendoi se ai po bënte shaka, sepse po takonte “gjyshen” e tij. Por Harry ia ktheu: “Po, por ajo është Mbretëresha.”

Për Harry-n, ajo vizitë mbeti një moment i rrallë: jo vetëm sepse lidhej me dasmën e tij, por sepse për herë të parë hyri në një nga hapësirat më private të gruas që për të ishte njëkohësisht gjyshe dhe mbretëreshë.

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!