Showbiz

Dua Lipa ndan fotot nga muaji i mjaltit: Espresso, peizazhe italiane dhe momente romantike

Screenshot 2026-06-26 213708.png

Pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit në Itali, ndërsa këngëtarja ka vendosur t'u japë fansave një vështrim nga pushimet e tyre romantike.

Përmes një postimi në Instagram, Dua publikoi një seri fotosh nga udhëtimi i çiftit, të cilin e përshkroi thjesht me fjalën: "Roadtripping", shoqëruar me flamurin italian dhe një emoji puthjeje.

Në galerinë e saj nuk mungojnë momentet e qeta dhe relaksuese, një foto ku shijon një espresso në shtrat ndërsa lexon një libër, një tjetër gjatë një banje, peizazhe mahnitëse italiane, arkitekturë karakteristike, ushqime tradicionale, si edhe një selfie romantike me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner.

Çifti u martua pak javë më parë në Villa Valguarnera, pranë Palermos në Siçili, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë mbi 200 të ftuar, mes tyre emra të njohur si Charli XCX, Elton John, Joe Alwyn dhe Donatella Versace.

Ceremonia në Siçili erdhi vetëm pak ditë pasi Dua dhe Callum kishin zhvilluar edhe një ceremoni civile dhe intime në Londër.

Pak ditë më parë, këngëtarja ndau gjithashtu edhe fotot e para të fustanit të saj të nusërisë, ndërsa tani duket se është koha për të shijuar ditët e para si të sapomartuar.

REELS

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_