Horoscope

Duam apo s'duam ta pranojmë, Luani është fantastik në shtrat! *.*

Duam apo s'duam ta pranojmë, Luani është fantastik në
Popsugar

Meqë jemi në sezonin e Luanit, le të flasim pak se sa fantastikë janë në shtrat! Luani është pasionant dhe si një shenjë zjarri, është super e zjarrtë, ndaj s’është aspak çudi që nëse ke provuar seksin me këtë shenjë, e ke paksa të vështirë për ta harruar.

Por, çfarë i bën kaq fantastikë?

Luani udhëhiqet nga Dielli, ndaj edhe kjo shenjë është qendra e vëmendjes kudo ku shkon. Luani njihet për personalitetin e gjallë, karizmatik dhe pasionant, ndaj është gjithnjë gati që të të habisë (për mirë) me dëshirën për të të kënaqur. Mundt ë duket si një shenjë egoiste, por ështëe totalisht e kundërta.

Çfarë e eksiton Luanin?

Luani do që të ketë të gjithë vëmendjen tënde dhe të ndihet gjiiiithë kohës i/e dëshiruar. Pra, do që ta shohësh me ëndje, me epsh dhe të ndihesh personi më fatlum në botë që e ke pranë. Luani eksitohet pa fund nga ideja që dikush mendon për të, ndaj e ka shumë të rëndësishëm tensionin seksual.
 
Për këtë shenjë, pasioni nis me shikim joshës, ndaj mos e neglizho kurrë gjuhën e trupit. Luani krijon atmosferën, sjelljen e duhur, madje vendos edhe muzikën që i pëlqen, për ta bërë situatën sa më seksi.

Pse Luani është kaq pasionant?

Luani e ka shumë të natyrshëm pasionin. Praktikisht i rrjedh në vena dhe kërkon që të jetë përherë i admiruar. Luani kërkon një partner/e seksi, argëtues/e, që di të flirtojë dhe ta ketë xhelozinë ‘me kripë’. E mos mendo se shtrati është vendi i preferuar i Luanit. Kudo ku ka tension seksual, ka dëshirë për të bërë seks.

Me cilën shenjë përputhet seksualisht Luani?

Luani përputhet shumë me Dashin dhe Shigjetarin, sepse këto shenja kanë natyrë aventuriere dhe libido shumë të lartë. Ata vdesin të provojnë gjëra të reja dhe të eksperimentojnë në shtrat.
 
Edhe Binjakët dhe Ujori janë një kombinim i mirë për Luanin. Binjakët flirtojnë dhe luajnë me kreativitetin e Luanit, ndërsa Ujori dhe Luani kanë energji të kundërta, por tërhiqen dhe e përmbushin shumë mirë njëri-tjetrin.
 
Ndërsa Demi dhe Akrepi janë shumë kokëfortë për Luanin dhe le të themi se nuk gjejnë dot ritmin e duhur në aspektin seksual.

 

REELS

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂