Pas disa sezonesh të mbushura me nuanca kafe, moda duket se po kërkon diçka më të fortë. Dhe këtë vjeshtë, ajo “diçka” është blu kobalt.
Gjithçka nisi të merrte më shumë vëmendje pasi Victoria Beckham prezantoi në koleksionin Pranverë/Verë 2026 një xhaketë në një nuancë të fortë blu kobalt, një ngjyrë e papritur mes gjithë neutralitetit që kishte dominuar prej kohësh.
Disa muaj më vonë, është kthyer në një nga trendet më të forta të xhaketave për sezonin e ri.
Xhaketat blu kobalt nisën të shfaqeshin gjithnjë e më shumë gjatë pranverës dhe verës, ndërsa tani po hyjnë seriozisht në garderobën e vjeshtës. Arsyeja është e thjeshtë: kjo ngjyrë arrin ta bëjë menjëherë më interesante një veshje që në të kundërt do të ishte shumë bazike.
Në vend të një tjetër xhakete të zezë, bezhë apo kafe, bluja funksionon si pika kryesore e look-ut pa kërkuar shumë përpjekje.
Edhe mënyrat për ta veshur janë të shumta. Në version me prerje më të strukturuar, duket moderne dhe praktike. Në bomber, merr një ndjesi më sportive. Në xhaketë, bëhet më elegante, ndërsa në lëkurë ose kamosh duket shumë më luksoze.
Trendin e kanë përqafuar tashmë marka nga Zara dhe Arket te Massimo Dutti, Reformation, Givenchy dhe Bode, gjë që tregon se bluja kobalt nuk po mbetet vetëm një ide pasarele.

Një tjetër arsye pse funksionon kaq mirë është se kombinohet lehtë me ngjyrat që shumica prej nesh i kanë tashmë në garderobë. E zeza, e bardha, gri, xhinsi dhe nuancat kafe krijojnë kontrast të bukur me të, ndërsa vetë xhaketa mjafton për t’i dhënë veshjes më shumë karakter.
Pra, nëse garderoba e vjeshtës të duket paksa neutrale, nuk është e nevojshme të ndryshosh gjithçka. Ndoshta të duhet vetëm një xhaketë blu.
-
Këto janë 9 veshjet bazë që çdo gardërobë minimaliste duhet të ketë
12 Shtator, 12:09 -
-
-
Nëse do të blesh disa bluza bazike, zgjidhi në këto 6 ngjyra
28 Gusht, 14:46



