News

E mbijetuara e sulmit të peshkaqenit rrëfen momentin kur u gjend përballë “përbindëshit”

E mbijetuara e sulmit të peshkaqenit rrëfen momentin kur u gjend
Leah Stewart, 34 vjeç, me vajzën e saj para sulmit. Foto: Gofundme

Leah Stewart ishte duke notuar një mëngjes në Coogee Beach, në Sidnei, kur u përball me një situatë që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë.

34-vjeçarja, mësuese dhe nënë e një vajze 1-vjeçare, u sulmua nga një peshkaqen i madh më 13 qershor dhe pësoi plagë të rënda që shkaktuan amputimin e njërit krah. Ndërkohë që sulmohej nga peshkaqeni, ajo arriti të mbahej pas pjesës së pasme të një mjeti lundrues, ndërsa një roje plazhi u nis drejt saj me një dërrasë shpëtimi. Njerëzit që ndodheshin aty e nxorën nga uji dhe nisën menjëherë ndihmën e parë, deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.

Tani, në intervistën e saj të parë që prej ngjarjes, Leah ka rrëfyer se në ato momente mendoi vetëm për vajzën e saj, August.

“Po më mbante nga këmba dhe unë mendova vetëm për August. Mendova: ‘Ajo nuk do të ketë nënë. Do të rritet pa nënë’”, tregoi ajo e përlotur. “Nuk mund ta përballoja dot këtë. Nuk doja që ajo të rritej pa nënë.”

Leah tha se pamja e peshkaqenit është diçka që nuk beson se do ta harrojë ndonjëherë.

“Fytyra e tij ishte e tmerrshme. Nuk do ta harroj kurrë. Ishte një përbindësh," tha ajo.

Përdorimi i fjalës “përbindësh” solli edhe kritika në rrjet nga disa njerëz, të cilët kundërshtuan mënyrën se si Leah e përshkroi peshkaqenin, duke argumentuar se një përshkrim i tillë vetëm sa ushqen frikën ndaj peshkaqenëve. “Ky është ambienti i tyre; jemi ne ata që hyjmë në ujë," tha dikush.

Por të tjerë dolën menjëherë në mbrojtje të saj, duke kujtuar se ajo po përshkruante çfarë kishte përjetuar në sekondat kur po luftonte për jetën. “Për të gjithë ata që po e kritikojnë këtë grua sepse e quajti peshkaqenin ‘përbindësh’: tregoni pak dhembshuri. Ajo thjesht po përshkruan se si është ndier në momentin kur po sulmohej. Pyes veten çfarë do të thoshit po të ishit ju në vendin e saj," shkroi një person në koment.

Pas sulmit, 34-vjeçarja ishte në gjendje kritike për më shumë se dy javë, ndërsa mjekët u përpoqën që ta mbanin në jetë dhe t'i trajtonin plagët e rënda.

Në një përditësim të publikuar në faqen e mbledhjes së fondeve të krijuar për të mbuluar trajtimet mjekësore dhe për të mbështetur familjen, Leah tha se më në fund kishte nisur të shihte “pak dritë” pas muajve jashtëzakonisht të vështirë.

“Jam shumë e lumtur që kam përparuar aq sa të fitoj pak pavarësi dhe më në fund mund të shoh pak dritë pas gjithë kësaj," shkroi ajo.

Ajo shtoi se po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për t’iu rikthyer një jete sa më normale.

“Kam ende shumë rrugë përpara, por rikuperimi im ka qenë i jashtëzakonshëm dhe një pjesë e madhe e kësaj vjen nga gjithë dashuria, mbështetja, lutjet dhe inkurajimi që familja ime dhe unë kemi marrë nga e gjithë bota.”

Ajo falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan, duke thënë se mbështetja financiare i ka dhënë mundësinë të ketë më shumë alternativa për trajtime të ardhshme.

“Ndjej sikur më është dhënë një shans i dytë në jetë.”

Dhe këtë shans, thotë ajo, nuk ka ndërmend ta shpërdorojë.

“Ndërsa bëhem më mirë, e di që do të bëj diçka me këtë mundësi të dytë dhe do të përpiqem të shfaq edhe më shumë bujari, kujdes dhe dashuri.”

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.