Showbiz

Egla Ceno largohet nga teatri “Skampa” dhe s’i kursen kritikat: “U vendos të hiqej paga ime!”

Egla Ceno largohet nga teatri “Skampa” dhe s’i kursen

Egla Ceno, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se është larguar nga teatri “Skampa”, pasi prej 2 muajsh nuk merrte rrogën prej 55,000 lekësh të reja. Ajo zbuloi ndër të tjera edhe arsyen, e cila ishte pjesëmarrja në veprën “Babai” tek Teatri Kombëtar Eksperimental.

“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam pasur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” tek Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që m’u komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu”, u shpreh ajo.

Më tej, vijoi:

Sa për dirigjencën? Bravo! E goditët me stil të vërtetë e të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju! Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 mijë lekë të vjetra rrogë)”.

Egla tha se vijon përpara dhe e di se çfarë meriton dhe me çfarë nuk bën kompromise.

“Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.  E dua pafundësisht “Skampën” dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut”.

Ajo përfundoi postimin, duke thënë se historia në fjalë ishte çështje “drejtorllëku”.

“Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

Elga prej vitesh ka qenë aktore në teatrin “Skampa” në Elbasan, por duket se bashkëpunimi i tyre nuk ka qenë më i miri i mundshëm.

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium