News

Eklipsi diellor do të shihet edhe nga Shqipëria: Ja në cilat qytete dhe në ç’orë

Sot, 12 gusht, qielli do të sjellë një nga fenomenet më të veçanta astronomike të vitit: eklipsin diellor që do të jetë i dukshëm edhe nga Shqipëria.

Ndërsa në disa pjesë të botës, përfshirë Islandën, Groenlandën dhe zona të Spanjës, eklipsi do të jetë i plotë, në Shqipëri do të shihet si eklips i pjesshëm. Hëna do të kalojë përpara diellit dhe do të mbulojë një pjesë të tij.

Në ç’orë mund ta shihni?

Në Shqipëri, eklipsi nis rreth orës 19:29 dhe përfundon rreth 19:47. Koha e kulmit ndryshon pak nga një qytet në tjetrin.

Shkodër: nis në 19:30, kulmon në 19:43 dhe përfundon në 19:46. Këtu do të jetë ndër pamjet më të theksuara në vend.

Tiranë: nis në 19:31, kulmon në 19:41 dhe përfundon në 19:44.

Durrës: nis në 19:31, kulmon në 19:42 dhe përfundon në 19:45.

Vlorë: nis në 19:32, kulmon në 19:40 dhe përfundon në 19:43.

Në përgjithësi, fenomeni do të jetë i dukshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, por në veri hëna do të mbulojë një pjesë më të madhe të diellit. Harta e dukshmërisë tregon se eklipsi hyn në territor pranë zonës së malit të Mojanit dhe përfundon pranë Shkodrës.

Ku duhet të pozicionoheni?

Meqë eklipsi ndodh në orët e mbrëmjes, dielli do të jetë relativisht ulët në qiell. Për këtë arsye, zgjidhni një vend me pamje të hapur drejt horizontit perëndimor, pa ndërtesa, pemë apo male që mund ta fshehin diellin.

Kjo do të thotë se zonat bregdetare dhe hapësirat me horizont të gjerë mund të jenë veçanërisht të përshtatshme për ta ndjekur fenomenin.

Kujdes: mos e shikoni diellin drejtpërdrejt

Edhe gjatë një eklipsi të pjesshëm, nuk duhet ta shikoni diellin me sy të lirë. Syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme. Për vëzhgim të drejtpërdrejtë duhen përdorur syze të posaçme për eklipse, të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2, ose metoda të tërthorta të vëzhgimit.

Pra, nëse moti është i kthjellët, nga rreth 19:30 deri në 19:45–19:47 mjafton të gjeni një vend me horizont të hapur dhe të siguroheni që keni mbrojtjen e duhur për sytë. Në Shqipëri nuk do të përjetojmë errësimin e plotë që do të shihet në zonën e eklipsit të plotë, por do të mund të shohim qartë hënën duke mbuluar një pjesë të diskut diellor.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨