Showbiz

Elita Rudi flet pas shpalljes së vendimit për Gjikon: “Një plagë që na dhembi”

Elita Rudi flet pas shpalljes së vendimit për Gjikon: “Një

Reperi Asdren Gjikolli - i njohur për publikun me emrin artistik Gjiko – u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në lidhje me akuzën për abuzimin e një 15-vjeçareje. Kjo akuzë ka qenë në vëmendje të medieve dhe të publikut para disa viteve.

Nisur nga ky vendim, Elita Rudi, bashkëshortja e tij, publikoi një video me disa nga momentet ku reperi shfaqet me familjen dhe në mbishkrim u shpreh:

“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditur gjithmonë: Ti je i pafajshëm! I kemi duruar fjalët, akuzat, dyshimet, por asnjëherë s0u dorëzuam”.

Më tej, Elita kujton momentin kur Gjiko i tha se nëse ajo është me të, s’ka rëndësi se kush i vihet kundër.

“Më kujtohet si sot kur më the: “Nëse ti je me mua, s’ka rëndësi kush është kundër, veç të të ty mjafton”. Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë e kur unë u dobësova, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)

Kujtojmë se në mars të vitit 2022, disa media raportuan se ndaj Gjikos ishte ngritur një aktakuzë e rëndë për abuzim ndaj një të miture 15-vjeçare. Sipas padisë së pretenduar në atë kohë, reperi dyshohej se kishte mashtruar vajzën me premtime për karrierë muzikore, e më pas kishte përdorur substanca narkotike dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjete sociale dhe media, duke shkaktuar reagime të forta në publik dhe duke vënë nën presion figurën publike të reperit. Megjithatë, menjëherë pas publikimit të pretendimeve, Gjiko i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat.

Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale në atë kohë, ai shkroi:

“Të nderuar familjarë dhe miq! Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pavërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar.”

Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm me vendimin e gjykatës. Sipas burimeve të sigurta të Telegrafit, trupi gjykues ka arritur në përfundimin se provat ishin të pamjaftueshme për të lidhur artistin me akuzën e ngritur ndaj tij, duke çuar në lirimin e tij nga të gjitha pikat e aktakuzës.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb