Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin.
Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës.
Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj.
Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?