Welcome to the third quarter of the year! The middle of the year is always a good time to take stock of your finances and make sure you're on track to achieve your annual goals. However, July's astrology is dominated by some chaotic planetary aspects, as well as a Mercury retrograde that lasts almost the entire month. Therefore, manage your money and professional decisions with care and prudence. Your financial horoscope for July 2026 is something you shouldn't miss.
The month begins with a strong burst of cosmic energy as impulsive Mars clashes with unpredictable Uranus on July 3 and 4, prompting thoughtless behavior and unexpected conflict. Combined with the chaos of Mercury retrograde, which began in late June and continues through July 23, it's best to take things slowly, even if you feel the urge to act immediately or make hasty decisions. The energies this week are volatile, and Mercury retrograde can make it difficult to see situations clearly or objectively. The consequences of hasty choices are likely not what you want.
Venus, the planet of values, enters meticulous and detail-oriented Virgo on July 9, making everyone more selective about what is and isn't worth their time. This mid-month is ideal for breaking bad spending habits. A moment of intuitive clarity comes on July 12, while the new moon two days later brings the opportunity to begin to see into the new world that awaits you.
Leo season begins on July 22, so you may be tempted by all that is luxurious, shiny, and glamorous. Fortunately, this strong, fiery energy can awaken the leader within you, increasing your confidence and charisma. You can use these qualities successfully at work or during financial discussions, especially after Mercury comes out of the background a day later. Finally, the skies clear!
The luckiest day of the month to take a financial risk or make a career move is under the influence of the full moon on July 29. This full moon favors outside-the-box thinking and innovative ideas. This brings luck to any material endeavors, especially those that are creative or somewhat unconventional. Personal projects, bold bets, and risks that can bring big profits are favored during this period.
Aries
Rreth datës 9 korrik, jepi një pamje të re vendit ku punon dhe do të shohësh se sa më produktiv/e do të ndihesh. Duke e bërë ambientin tënd fizik pak më elegant dhe më pak të rrëmujshëm, do ta kesh më të lehtë të përqendrohesh dhe të marrësh nën kontroll përgjegjësitë e tua. Nëse diçka po të konsumon kohën pa të sjellë përfitime, hiqe nga programi yt.
Po hyn në një vit shumë me fat dhe fitimprurës sa i përket projekteve personale dhe punëve shtesë. Sezoni i Luanit është koha ideale për t’i çuar këto iniciativa në një nivel më të lartë. Krijo lidhje të reja profesionale gjatë hënës së plotë më 29 korrik. Kontaktet e krijuara tani mund të çojnë drejt një mundësie fitimprurëse, edhe pse paksa të pazakontë.
Demi
Ke shumë motivim për t’u marrë me financat këtë muaj, por është mirë të frenohesh pak. Gjatë gjysmës së parë të korrikut mund të ndodhin lëkundje të papritura në llogarinë tënde bankare. Do të tundohesh të reagosh menjëherë, por përpiqu ta zëvendësosh impulsin me durim dhe reflektim. Do të jesh mirënjohës që e bëre këtë pasi Mërkuri të dalë nga prapavija më 23 korrik.
Përpjekjet për një projekt personal ose një punë shtesë mund të mos kenë sjellë rezultatet financiare që prisje, duke krijuar zhgënjim në fund të muajit. Megjithatë, mos u dorëzo. Hëna e plotë e 29 korrikut është mundësia jote për të sjellë ndryshime të mëdha dhe të begata në karrierë. Pikërisht tani, dalja nga zona e rehatisë është mënyra më e mirë për të lënë përshtypje profesionale.
Binjakët
Nëse financat e tua duken më të çrregullta se zakonisht, mos fajëso veten, fajëso Mërkurin në prapavijë në sektorin e parave të hartës sate astrologjike. Shmang blerjet e mëdha dhe ndryshimet që ndikojnë ndjeshëm në të ardhurat e tua. Nëse duhet patjetër të marrësh vendime ose të bësh investime para 23 korrikut, përpiqu t’i planifikosh mes datave 12 dhe 14 korrik, pasi atëherë do të kuptosh më mirë atë që fshihet pas situatës.
Pasi të fillojë sezoni i Luanit, do ta kesh shumë më të lehtë të kuptosh gjendjen tënde financiare dhe komunikimi do të rrjedhë natyrshëm. Planifiko takimet e rëndësishme në fund të muajit, sepse do të ndihesh shumë më i/e sigurt për hapat e ardhshëm.
Gaforrja
Është e lehtë ta teprosh me shpenzimet gjatë sezonit të ditëlindjes, sidomos në të tretën e parë të muajit, ndërsa Mërkuri në prapavijë krijon konfuzion në shenjën tënde. Pak vetëpërmbajtje do të bëjë diferencë të madhe dhe do të korrësh shpërblime sapo të vijë hëna e re në mes të muajit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të vendosur synime që lidhen me objektivat e tua profesionale dhe financiare për pjesën e mbetur të vitit.
Sezoni i Luanit dhe përfundimi i prapavijës së Mërkurit hapin rrugën për vendime të sigurta financiare. Mos e vër në dyshim veten kur bëhet fjalë për të ardhurat. Intuita jote është shumë e fortë tani, ndaj besoji. Situatat me rrezik të lartë, por edhe shpërblim të madh, dominojnë gjatë hënës së plotë më 29 korrik.
Luani
Të pëlqen të jetosh me stil dhe luks, por këtë muaj mund të mësosh të heqësh dorë nga disa zakone jo shumë të mira në shpenzime, nëse e ndan mendjen, veçanërisht gjatë javës para hënës së re të 14 korrikut. Thjeshtimi i jetës financiare dhe ulja e ngarkesës materiale është sfidues, por do të krijojë shumë më tepër hapësirë për mundësi më fitimprurëse.
Sezoni i Luanit ndriçon një version krejtësisht të ri të vetes tënde këtë vit, duke rritur vetëbesimin dhe duke të të bërë një magnet për para dhe bollëk. Mendo më në mënyrë ambicioze dhe beso në aftësinë tënde për të krijuar jetën që dëshiron. Ndoshta ëndrrat e tua për karrierën dhe financat nuk janë aq të paarritshme sa ke menduar dikur.
Virgjëresha
Ndryshime të papritura në karrierë gjatë gjysmës së parë të muajit mund të vënë në provë durimin tënd. Do të detyrohesh të mendosh ndryshe dhe të mos reagosh menjëherë, në mënyrë që të shmangësh pasoja të padëshiruara. Në vend që të hidhesh menjëherë për të rregulluar situatën, tërhiqu pak dhe vlerësoje me qetësi. Ndoshta plani yt fillestar nuk është më efektivi ose ndoshta nuk është aspak përgjegjësia jote të rregullosh atë që po ndodh. Fatmirësisht, hëna e re në mes të muajit do të sjellë më shumë qartësi.
Dy javë më vonë, hëna e plotë të jep mundësinë të heqësh dorë nga zakonet e këqija të shpenzimit dhe të largosh nga programi yt çdo gjë që ka penguar produktivitetin. Krijo më shumë hapësirë për bollëk në mënyrën si punon.
Peshorja
Gjysma e parë e korrikut nuk është koha për t’u stresuar për hapat e ardhshëm në karrierë. Mërkuri është në prapavijë në sektorin e karrierës tënde dhe të nxit të rishikosh zgjedhjet e fundit, si edhe të përmirësosh atë që ke tashmë në dorë, në vend që të përpiqesh të ecësh përpara me çdo kusht. Hëna e re në mes të muajit sjell shumë qartësi dhe ndriçon rrugët e mundshme që ke përpara. Duke bërë një bilanc të situatës aktuale, në vend që të shpërqendrohesh me mendime për të ardhmen, do të përfitosh më shumë.
Do të ndihesh gati për çdo gjë që vjen pasi Mërkuri të dalë nga prapavija më 23 korrik. Përdore vrullin që krijohet për t’u bërë më ambicioz/e. Ke shumë për të ofruar dhe njerëzit duan të të shohin të kesh sukses.
Akrepi
Edhe pse Mërkuri është në prapavijë gjatë javëve të para të korrikut, kjo nuk do të të pengojë të fitosh sukses në punë falë aftësisë tënde për të bindur dhe për të komunikuar, sidomos gjatë javës së parë të muajit. Komunikimi mund të jetë pak i çrregullt, por aftësia jote për të shkuar drejt e në thelb dhe për të kuptuar këndvështrimin e të tjerëve do të të bëjë një koleg/e shumë diplomatik/e.
Sezoni i Luanit sjell edhe më shumë vetëbesim në karrierë, duke nxjerrë në pah talentet e tua dhe duke të të dhënë dëshirën për t’u njohur si lideri/ja natyral/e që je. Në fakt, po hyn në një vit të rëndësishëm rritjeje profesionale dhe mundësish, ndërsa hëna e plotë në fund të muajit është një nga momentet më me fat në këtë drejtim.
Shigjetari
Ky muaj të bën të reflektosh mbi atë që do të të sillte vërtet kënaqësi si rrugë profesionale dhe cilat pjesë të punës aktuale nuk ia vlejnë më për atë që investon në to. Vetëm sepse një situatë profesionale është e njohur dhe komode për ty, nuk do të thotë se po të ndihmon të rritesh ose të arrish potencialin tënd më të lartë. Ndërsa afrohet mesi i muajit, mund të të jepet mundësia të sfidosh veten.
Pasi Mërkuri të dalë nga prapavija, do ta kesh shumë më të lehtë të zgjidhësh mosmarrëveshjet ose momentet e sikletshme me kolegët. Të jesh në të njëjtën linjë me ta do të jetë një lehtësim. Hëna e plotë në fund të muajit është një kohë e mrekullueshme për të eksploruar fusha të reja interesi. Nuk e di kurrë se çfarë mund të rezultojë fitimprurëse.
Bricjapi
Edhe pse Mërkuri është në prapavijë, kjo nuk të ndalon të përpiqesh të organizohesh profesionalisht dhe financiarisht. Ke dëshirën të sistemosh programin, të përmirësosh rutinën dhe të përfundosh listat e detyrave. Vazhdo me këto përpjekje, por shmang nënshkrimin e kontratave detyruese ose finalizimin e marrëveshjeve të biznesit deri sa të përfundojë prapavija, nëse është e mundur të presësh.
Hëna e plotë në fund të muajit është një nga momentet më të mira të verës për t’u përqendruar te financat. Në vend që të ndjekësh rrugën tradicionale që zakonisht zgjedh, hap mendjen ndaj mënyrave alternative për të kursyer, për të rritur të ardhurat ose për të arritur objektivat që i ke vendosur vetes.
Ujori
Kjo prapavijë e Mërkurit ndikon veçanërisht në programin tënd, ndaj lër gjithmonë pak hapësirë rezervë në kalendar për takimet dhe afatet gjatë javëve të para të muajit. Do të jetë e lehtë të mbetesh pas me detyrat ose të dalësh nga rutina e zakonshme e punës, por hëna e re në mes të muajit është një moment shumë i mirë për t’u rikthyer në ritëm dhe për të rivendosur rregullin në përditshmërinë tënde.
Përqendrimi tek organizimi pasi Mërkuri të dalë nga prapavija është një ide shumë e mirë, sepse në atë moment do të kesh një pamje më të qartë se si ta strukturosh kohën për të qenë sa më produktiv. Fillo të marrësh kontrollin e objektivave të tua gjatë hënës së plotë në shenjën tënde më 29 korrik.
Peshqit
Mërkuri në prapavijë mund të të bëjë të rikthehesh te disa projekte të vjetra personale ose punë shtesë që nuk patën sukses, por këtë herë me një këndvështrim të ri. Ndjesitë e tua intuitive do të jenë veçanërisht të vlefshme për të vlerësuar situatën. A ndien një optimizëm të ri, apo një pjesë e jotja ende dyshon për rrugën përpara? Hëna e re në mes të muajit është një kohë e mirë për të hedhur themelet.
Balanca mes punës dhe jetës personale vihet në qendër të vëmendjes sapo të fillojë sezoni i Luanit, ndaj mund të bësh shumë përparim në organizimin e jetës dhe sistemimin e orarit të punës. Vendosja e zakoneve të reja në shpenzime ose shtimi i metodave që rrisin produktivitetin në rutinën tënde është një mënyrë shumë e mirë për të përfituar nga energjia e hënës së plotë më 29 korrik.
-
The summer 2026 trend that suits every zodiac sign
July 4, 12:50 -
Susan Miller's Horoscope: July 2026
July 1, 13:04 -
Mercury Retrograde in Cancer: Impact for Each Sign
June 30, 08:42 -
Weekly Horoscope: Find out what will happen to your sign
June 29, 08:55



