Fashion & Beauty

Ky manikyr është sekreti për t'i bërë thonjtë e shkurtër të duken më të gjatë

Ky manikyr është sekreti për t'i bërë thonjtë
Foto: @bylucyrebecca/ Instagram

Nëse ke menduar ndonjëherë se thonjtë e shkurtër nuk mund të duken elegantë, një teknikë e re manikyri po dëshmon të kundërtën. Quhet manikyri italian dhe po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje falë efektit optik që i bën thonjtë të duken më të gjatë, më të hollë dhe më elegantë.

Edhe pse manikyri francez mbetet një klasik i pandryshueshëm, kjo teknikë e re europiane po bëhet një alternativë shumë e pëlqyer për ato që duan një pamje më të zgjatur të thonjve pa pasur nevojë për zgjatime.

Sekreti i manikyrit italian qëndron te mënyra e aplikimit të ngjyrës. Është i thjeshtë, minimalist dhe shumë i përshtatshëm për thonjtë e shkurtër.

Sipas artistes së famshme të thonjve Julie Kandalec, kjo teknikë në fakt nuk është krejt e re. Ajo ka ekzistuar prej vitesh dhe më parë njihej si “manikyri me vijë të hollë”. Kjo metodë është veçanërisht praktike për personat që e kanë të vështirë të vendosin manikyr pa prekur lëkurën anash thoit.

Çfarë është manikyri italian?

Kjo tendencë funksionon duke krijuar iluzionin e thonjve më të gjatë përmes vendosjes së saktë të manikyrit.

Fillimisht aplikohet një ngjyrë e vetme sa më afër kutikulës, por pa e prekur atë. Pasi vendoset ngjyra, përdoret një furçë shumë e hollë me heqës manikyri për të pastruar me kujdes skajet anësore të thoit.

Kjo lë një hapësirë shumë të vogël mes manikyrit dhe anëve natyrale të thoit, duke krijuar pamjen e një shtrati thoi më të gjatë dhe më të hollë.

Një detaj i rëndësishëm është kujdesi për kutikulat. Para aplikimit të manikyrit, ato duhet të shtyhen ose të hiqen me kujdes, në mënyrë që të shfrytëzohet sa më shumë hapësira natyrale e thoit. Për ta bërë manikyrin të zgjasë më shumë, rekomandohet edhe përdorimi i vajit për kutikulat.

Qëllimi nuk është një ngjyrë apo një dizajn i caktuar, por mënyra se si vendoset manikyri dhe raporti mes ngjyrës dhe formës së thoit.

Duke lënë një vijë shumë të hollë të thoit natyral në anët e tij, krijohet iluzioni i një forme më të gjatë dhe më të ngushtë. Ky efekt është veçanërisht i bukur te thonjtë e shkurtër ose tek ata me formë më të gjerë.

Si ta realizosh manikyrin italian?

Kjo teknikë mund të përshtatet sipas stilit personal. Për një efekt sa më të zgjatur, format më të përshtatshme të thonjve janë forma bajame, katrore me qoshe të rrumbullakosura ose katrore klasike.

Meqë trendi bazohet te një ngjyrë e vetme, mund të zgjidhet çdo nuancë, nga tonet natyrale dhe të buta deri te ngjyrat më të guximshme. Rregulli kryesor është të përdoret vetëm një ngjyrë në të njëjtën kohë.

Sipas Rebecca Isa, çelësi i këtij manikyri është saktësia. Në vend që manikyri të shkojë deri në skajet anësore të thoit, duhet lënë një hapësirë shumë e vogël ku duket thoi natyral. Kjo krijon një efekt më të hollë dhe më të zgjatur.

Një furçë e vogël me heqës manikyri pranë vetes ndihmon për të pastruar skajet dhe për ta mbajtur vijën anësore sa më të rregullt.

Idetë më të bukura për manikyrin italian

Thonjtë me efekt perle

Ky manikyr është sekreti për t'i bërë thonjtë

Efekti i famshëm me shkëlqim si perla vazhdon të jetë një zgjedhje elegante. Një nuancë natyrale me reflektime të lehta krijon një pamje të pastër, moderne dhe shumë elegante.

Thonjtë bordo

Ky manikyr është sekreti për t'i bërë thonjtë

Për një version më të guximshëm, ngjyra bordo i jep manikyrit italian një pamje më dramatike dhe sofistikuar. Është një zgjedhje perfekte për ato që duan pak më shumë ngjyrë pa humbur elegancën.

Thonjtë “sapuni”

Ky manikyr është sekreti për t'i bërë thonjtë

Një tjetër mënyrë për ta provuar këtë trend janë thonjtë me efekt transparent dhe shumë të pastër. Me një shtresë të lehtë manikyri që duket sikur sapo kanë dalë nga një banjë me flluska, krijohet ajo pamja minimaliste dhe e kuruar që përshtatet perfekt me teknikën italiane.

REELS

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨