News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: The Guardian/ Euronews

Sulmet me dronë ukrainas e detyrojnë Rusinë të pezullojë transportin detar në Detin e Azovit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia ka pezulluar përkohësisht lundrimin në Detin e Azovit pasi Ukraina goditi rreth 90 anije me dronë brenda më pak se një jave, duke përfshirë cisterna nafte dhe tragete.

Sulmet kanë dëmtuar gjithashtu rafineri nafte, nënstacione energjie dhe rrugë të rëndësishme furnizimi, duke goditur logjistikën ushtarake dhe eksportet ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, objektivi është izolimi i Krimesë dhe dobësimi i aftësisë së Rusisë për të vazhduar operacionet ushtarake në jug të Ukrainës.

SHBA-ja nis një valë të re sulmesh kundër Iranit, ndërsa Teherani thotë se diplomacia ka rezultuar e kotë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA-ja ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke goditur objektiva ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Teherani deklaroi se këto veprime kanë bërë të pavlefshme përpjekjet diplomatike të muajve të fundit.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj zonave ku ndodhen forca amerikane në rajon, duke rritur frikën për shembjen e armëpushimit të përkohshëm mes dy vendeve.

Përshkallëzimi i konfliktit ka rikthyer pasigurinë në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, duke shkaktuar edhe rritje të çmimeve të naftës.

Truri i grabitjes prej 88 milionë eurosh në Luvër mendon se "mund të kishin marrë më shumë"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dy persona të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive mbretërore me vlerë 88 milionë euro nga Muzeu i Luvrit në tetor 2025 kanë deklaruar se organizatori i grabitjes ishte i pakënaqur me grabitjen, duke thënë se “mund të kishin marrë edhe më shumë”.

Sipas dëshmive të tyre, ata u rekrutuan vetëm pak ditë para grabitjes, morën tetë bizhuteri historike dhe gjatë arratisjes dëmtuan kurorën me gurë të çmuar të perandoreshës Eugénie.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse grabitja është organizuar nga një person i tretë dhe bizhuteritë e vjedhura nuk janë gjetur ende.

Zjarri në një pub në periferi të Bangkokut vret të paktën 27 persona dhe plagos dhjetëra të tjerë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe 63 të tjerë u plagosën, mes tyre 22 në gjendje kritike, pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një lokal në periferi të Bangkokut të dielën në mbrëmje.

Autoritetet dyshojnë se tymi ishte shkaku kryesor i vdekjeve dhe se një nga daljet e emergjencës mund të ketë qenë e bllokuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në Tajlandë që nga viti 2009, kur një klub nate në Bangkok u përfshi nga flakët, duke vrarë 67 persona.

REELS

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩