Fashion & Beauty

Onkologët po iu luten njerëzve që të ndalojnë së bëri këtë veprim të vetëm në dush

Onkologët po iu luten njerëzve që të ndalojnë së

Shumë njerëz besojnë se rreziku për t'u prekur nga kanceri varet kryesisht nga gjenetika apo fati. Megjithatë, ekspertët theksojnë se edhe zakonet e përditshme dhe produktet që përdorim mund të ndikojnë në ekspozimin ndaj substancave potencialisht të dëmshme.

Një prej tyre është përdorimi i përditshëm i xheleve të dushit me aroma shumë të forta. Sipas onkologëve, këto produkte mund të përmbajnë kimikate që, nëse përdoren vazhdimisht për vite me radhë, mund të lidhen me një rrezik më të lartë për shëndetin.

Onkologët po iu luten njerëzve që të ndalojnë së

"Produktet që mendojmë se na pastrojnë dhe na freskojnë mund të na ekspozojnë ndaj substancave që me kalimin e kohës mund të rrisin rrezikun e kancerit", shpjegon Dr. Sudarsan Kollimuttathuillam, onkolog në City of Hope Seacliff.

Ndër përbërësit që ngjallin më shumë shqetësim janë ftalatet, të cilat shpesh fshihen pas termit "fragrance" (aromë) në etiketë. Sipas Dr. James McCloskey, këto substanca mund të ndikojnë në sistemin hormonal dhe janë lidhur me një rrezik më të lartë për kancerin e gjirit.

Onkologët po iu luten njerëzve që të ndalojnë së

Ekspertët përmendin gjithashtu parabenët, që përdoren si konservues dhe kanë një veprim të ngjashëm me estrogjenin, si dhe sulfatet (SLS), gjatë prodhimit të të cilave mund të krijohet 1,4-dioksani, një nënprodukt i klasifikuar si potencialisht kancerogjen. Disa konservues, si DMDM hydantoin, çlirojnë gradualisht formaldehid, një substancë e njohur si kancerogjene.

Megjithatë, mjekët theksojnë se nuk ka arsye për panik. Sipas tyre, nuk ka prova që përdorimi i rastësishëm i një xheli dushi me aromë shkakton kancer dhe kërkimet mbi këtë çështje janë ende në zhvillim.

"Rreziku nuk vjen nga një produkt i vetëm, por nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj shumë kimikateve gjatë viteve", shpjegon Dr. Adeel Khan.

Ai shton se reduktimi i përdorimit të produkteve me aroma intensive është një zgjedhje e arsyeshme, veçanërisht për personat me lëkurë të ndjeshme, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Onkologët po iu luten njerëzve që të ndalojnë së

Në vend të xheleve të parfumuara, onkologët rekomandojnë alternativa më të sigurta, si xhelet e dushit pa aromë, sapunët klasikë me përbërje të thjeshtë.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu që konsumatorët të lexojnë me kujdes listën e përbërësve dhe të mos mbështeten vetëm te etiketat reklamuese si "natyral" apo "pa parabene". Sa më e thjeshtë të jetë përbërja e një produkti, aq më i vogël është ekspozimi ndaj një "kokteji" kimikatesh që mund të grumbullohen në organizëm me kalimin e kohës.

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!