For two weeks, Albanians have been doing something that seemed impossible for years: they are protesting without parties, without buses with people on order, without party flags, and without a single leader to tell them what to think, what to demand, and where to go.
In a country like Albania, where even a debate about the weather can be divided left and right, this is perhaps why the protest attracted so many people. For some, the lack of a leader is its greatest strength. For others, it is precisely its weak point, because sooner or later the same question comes up, simple and relentless: what now?
On the 15th day (Sunday, June 14), this question seems closer than ever, and not because the protest is dying down, but because it is entering another phase.
The square fills up. What next?
History shows that this is not an exclusively Albanian moment. Almost all major civic protests of recent decades have gone through the same stages: first comes anger, then mobilization, then crowds, and finally the hardest question of all: how does this energy translate into real impact?
Some such protests have succeeded. In 2008, when Iceland was facing one of the worst financial crises in its history, citizens turned out without any recognized leader and did not stop until the government fell. But victory did not come from the sound of banging pots, but because they knew exactly what they wanted: resignation, new elections, reform. In Bolivia, citizens did not ask for revolution or the overthrow of the system. They asked for the cancellation of a contract to privatize water, one thing only, and they won.
Others filled the square, but we lost. In 2011, millions of people filled Cairo’s Tahrir Square. Mubarak was gone, the world called it a historic victory, and a few years later the military was back in power. The same story repeated itself with Occupy Wall Street: the movement changed the way the world talks about inequality, but when it came to concrete demands and clear representation, it ran out of steam.
Pyetja, atëherë, nuk është nëse njerëzit do të vijnë në protestë, por pse disa protesta e arrijnë qëllimin e disa harrohen. Për këtë pyetje ka përgjigje.
Protestat nuk fitojnë vetëm me numra
Studiuesja e Harvardit Erica Chenoweth, bashkë me Maria Stephan, analizoi 323 lëvizje midis viteve 1900 dhe 2006 për librin “Why Civil Resistance Works” (Pse rezistencat civile funksionojnë). Të dhënat janë: lëvizjet e mëdha jo të dhunshme kanë fituar në 53% të rasteve, ndërsa ato të dhunshme vetëm në 26%. Nga ky studim lindi edhe “rregulli i 3.5%”: çdo lëvizje në histori që ka arritur të mobilizojë aktivisht të paktën 3.5% të popullsisë ka fituar, dhe të gjitha, pa përjashtim, ishin paqësore. Për Shqipërinë, me rreth 2.36 milionë banorë, kjo do të nënkuptonte rreth 83 mijë njerëz në rrugë, jo një herë, por në mënyrë të qëndrueshme.
Por po e njëjta studiuese ka ngritur një paralajmërim: lëvizjet e dhjetëvjeçarit 2010-2020, vëren ajo, ishin shumë të mira në zbulimin e vrimave në strukturat e pushtetit, por shumë të dobëta në mbushjen e tyre, dhe gjithmonë kishte një forcë tjetër gati të zinte vendin bosh. Numri, thotë ajo, nuk mjafton: momenti, organizimi, lidershipi strategjik dhe qëndrueshmëria peshojnë po aq sa sa njerëz mbushin sheshin. Nga ky kërkim dalin disa rregulla që Anabel po i përmbledh, sepse sot i takojnë çdo qytetari në shesh.
Rregulli i parë: kërkesa të qarta. Një shesh që e di kundër çfarë është, por jo çfarë do, e ka humbur gjysmën e betejës para se të nisë. Studimet sugjerojnë tre deri në pesë kërkesa, jo më shumë, të formuluara aq qartë sa kushdo ta kuptojë nëse u plotësuan apo jo. Zemërimi mbledh njerëz, por vetëm kërkesat e qarta çojnë drejt fitores.
Rregulli i dytë: pa parti, por jo pa organizim. Këtu shqiptarët kanë të drejtë me instinktin e tyre, sepse historia e Egjiptit dhe e Sudanit tregon se partitë janë gjithmonë gati të kapin një lëvizje që e ngritën të tjerët. Aktivistët e sheshit Tahrir nuk patën kurrë rrugë fituese në zgjedhje, sepse përballë kishin Vëllazërinë Myslimane, të organizuar prej vitesh. Mësimi nuk është “mos u organizoni”, por “mos lejoni një parti t'ju hipë në kurriz”. Koordinimi mes grupeve qytetare nuk është tradhti e protestës, por mënyra e vetme që ajo të mos i bjerë në dorë dikujt që ishte gati më herët se ju.
Rregulli i tretë: vazhdimësia. Islanda nuk fitoi pas një proteste, fitoi pas muajsh, çdo të shtunë. Sudani protestoi tetë muaj. Studentët në Serbi mbushën rrugët mbi gjashtë muaj pa ndërprerje. Gjeorgjia ka kaluar mbi pesëdhjetë ditë rresht, dhe edhe pse regjimi nuk ka rënë, ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe po përballet me presion për masa sanksionuese. Nëse sezoni veror e “zbut” turmën, kjo nuk nënkupton që protesta ka dështuar, mjafton që të mbetet një bërthamë e qëndrueshme dhe taktika që nuk kërkojnë që të gjithë të jenë shesh çdo ditë, siç janë grevat, bojkotet apo mosbindjet civile.
Rregulli i katërt: jo dhunë, jo vetëm për çështje morale, por edhe si strategji. Chenoëeth zbuloi diçka: dhuna nuk dobëson vetëm imazhin e një lëvizjeje, dobëson edhe shanset e saj për të fituar, sepse dhuna i jep regjimit pikërisht pretekstin që kërkon. Një protestë paqësore e vendos pushtetin para një dileme pa rrugëdalje: nëse godet, humbet legjitimitetin; nëse nuk godet, humbet autoritetin. Prandaj edhe një gur i vetëm, i hedhur qoftë nga zemërimi, qoftë nga një provokator i futur qëllimisht në turmë, mund t'i bëjë shumë dëm protestës.
Rregulli i pestë, dhe ndoshta vendimtari: forcat e sigurisë. Sipas Chenoweth, parashikuesi i vetëm më i fortë se një regjim do të bjerë është nëse policia dhe ushtria refuzojnë urdhrin për të goditur qytetarët. Në Islandë policia nuk u bë brutale dhe regjimi u shemb. Në Tunizi ushtria refuzoi të qëllonte dhe Ben Ali iku. Në Egjipt ushtria u nis duke u sjellë ujë protestuesve, por në fund mori vetë pushtetin. Në Gjeorgji policia i qëndroi besnike regjimit, dhe regjimi mbeti në këmbë. Pra, të trajtosh policin dhe nëpunësin e shtetit me respekt, edhe kur gabojnë, nuk është dobësi, është strategji. Çdo fyerje kolektive ndaj uniformave blu i shtyjnë ata më afër pushtetit, jo më afër popullit.
Mbi të gjitha këto, qëndron një paradoks. Mungesa e një koke (lideri/eje) është njëkohësisht mburojë dhe plagë. Mburojë, sepse një lëvizje pa lider nuk mund të frikësohet, të blihet apo të ulet në tryezë për t'u zbutur, regjimi thjesht nuk ka kë të kapë. Plagë, sepse po ajo mungesë e bën të vështirë negociimin e një tranzicioni, lë një vakum që e mbush dikush tjetër, dhe ngadalëson çdo vendim në çastin kur duhet vendosur shpejt.

Nga kauza te fytyrat: faza më delikate e protestës
Shenja më e qartë se protesta në Shqipëri po hyn në fazën e re nuk është lodhja, por fakti që debati online nuk sillet më vetëm rreth kauzës, por ka filluar të sillet rreth njerëzve.
Nëpër rrjete kanë nisur të qarkullojnë emra gazetarësh, aktorësh, moderatorësh, aktivistësh, figurash publike që e mbështetën protestën që nga dita e parë. Qytetarët po bëjnë pyetjen që e kanë bërë pothuajse të gjitha lëvizjet e ngjashme: kush do të flasë, nëse vjen momenti për të folur?
Le ta themë siç është, me pak autoironi. Ne shqiptarët e kemi të vështirë ta lëmë një protestë pa kokë qoftë edhe dy javë. Sapo turma rritet, brenda nesh hapet një studio audicionesh, dhe fillojmë t'i propozojmë emrat ashtu siç propozojmë kush duhet të hyjë në “Big Brother VIP” dhe kjo nuk ndodh rastësisht. Pas kaq vitesh apatie, e vetmja formë votimi që na ka mbetur vërtet në dorë është ajo e reality shoë-eve, ku zgjedhim kë duam të shohim në ekran dhe kë duam të nxjerrim jashtë.
Por këtu duhet të kemi shumë kujdes, sepse këta njerëz nuk po propozohen për të banuar në një shtëpi me kamera, po propozohen për të udhëhequr një Shqipëri të re. Dhe nëse i zgjedhim me të njëjtat kritere sikur të ishin konkurrentë në një reality shoë, ai që artikulohet bukur, ai që na pëlqen në pamje, atëherë po ngatërrojmë dy gjëra që s'kanë lidhje me njëra-tjetrën. Të flasësh bukur përpara kamerës nuk është e njëjta gjë me të drejtosh një vend. Ta duash dikë në ekran nuk është e njëjta gjë me t'i dhënë atij një mandat. Të mbështetësh një kauzë nuk do të thotë automatikisht të duash ta drejtosh atë.
Një gazetar mund të raportojë e të qëndrojë pranë një çështjeje pa ëndërruar një karrige politike. Një artist mund të ngrejë zërin pa pasur as dëshirën, as detyrimin të bëhet zëdhënës i mijëra njerëze. Dhe shumica e atyre që po përmenden janë nxituar të sqarojnë të njëjtën gjë: se janë mes njerëzve, jo mbi ta, dhe se sot nuk e shohin veten në politikë. Kjo është ndershmëri, sepse të pranosh një rol që nuk e ke kërkuar, vetëm sepse të rriti algoritmi, është mënyra më e shpejtë për të djegur njëkohësisht veten dhe lëvizjen.
Pikërisht këtu kanë ngecur shumë protesta në botë. Pra, te pyetja se si përfaqësohet ajo. Disa lëvizje zgjodhën komitete a grupe koordinuese. Të tjera refuzuan çdo formë përfaqësimi. Formulë të vetme nuk ka. Por ka një fakt që përsëritet: në një çast, çdo protestë duhet të vendosë si do ta artikulojë zërin, dhe kjo nuk zgjidhet duke i ngjitur një etiketë “lideri” fytyrës më të dashur të javës.

Po pastaj?
Anabel nuk ka mendim politik, megjithëse ka mendim. Dhe mendimi ynë është i thjeshtë: forca e kësaj proteste është pikërisht se nuk i përket askujt veç qytetarëve.
Populli tashmë e di çfarë kërkon: dorëheqjen e Ramës. Kjo kërkesë është e qartë, dhe qartësia është gjysma e fitores. Por është vetëm gjysma. Sepse dorëheqja i përgjigjet pyetjes “kush ikën?”, jo pyetjes “kush vjen?”.
All the cases we mentioned here learned this the hard way. Removing a name is not the same as changing a system. Therefore, a complete demand does not end with resignation. It continues: a technical government that holds the country until early elections, a clear calendar towards those elections, and, the part that is always forgotten, a deadline so long that, if a new organization arises from these squares, it has time to form and register before entering the race. Otherwise, “early elections” are not a solution, they are the fastest way to return the keys to the same parties, while the citizen is once again left without a box to throw his anger into.
This is the difference between replacing a name and replacing a system. The former is done overnight. The latter requires a decision, and that decision, fortunately, we can make without a head. And only without a head can we make it right, because it belongs to everyone.
The history of protests is not a history of crowds, but of decisions. The square said “resign” with one voice. Now the same voice is demanded by another question, the one that decides everything: What next?