Showbiz

Është zyrtare: Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë martuar!

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez i kanë dhënë fund beqarisë! Ylli portugez i futbollit, 41 vjeç, dhe modelja 32-vjeçare u martuan më 11 gusht 2026, në një ceremoni civile në Cascais të Portugalisë.

Sipas njoftimit për shtyp, ceremonia ishte një moment “privat dhe intim”, ku ishin të pranishëm edhe pesë fëmijët e çiftit. Pas martesës, Ronaldo ndau në rrjetet sociale një foto të duarve të tyre, ku shfaqeshin unazat e martesës, duke e shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë: “C??G”.

 

Martesa vjen saktësisht një vit pasi Georgina konfirmoi fejesën e tyre. Më 11 gusht 2025, ajo publikoi një foto të dorës së saj mbi dorën e Ronaldos, duke treguar unazën e madhe të fejesës me diamant në formë ovale.

“Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas”, shkroi Rodríguez në atë kohë, që në shqip do të thotë: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”


Ronaldo dhe Rodríguez kanë ndërtuar një familje të madhe së bashku. Ata janë prindër të binjakëve Eva Maria dhe Mateo, 9 vjeç, vajzës Alana, 8 vjeçe, dhe vajzës Bella, 4 vjeçe. Ronaldo është gjithashtu baba i Cristiano Jr., 16 vjeç, nga një marrëdhënie e mëparshme.