Promo

Euromoney Awards for Excellence vlerëson bankën shqiptare me tre çmime

Euromoney Awards for Excellence vlerëson bankën shqiptare me tre
Euromoney Awards for Excellence

Për më shumë se tre dekada, Euromoney Awards for Excellence njihen globalisht si vlerësimet më prestigjioze në industrinë financiare—një ekuivalent i çmimeve "Oscar" për bankat. Këto çmime nuk jepen thjesht për bilance të mira; ato vlerësojnë institucionet që spikasin për inovacion të guximshëm, transformim të thellë të biznesit, cilësi superiore të shërbimit dhe një ndikim të prekshëm në tregjet ku operojnë. Të fitosh një çmim Euromoney do të thotë të jesh një hap para të tjerëve në arenën globale.

Në edicionin e këtij viti (2026), vëmendja e jurisë ndërkombëtare për tregun shqiptar u ndal te Raiffeisen Bank Shqipëri,

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u shpallur:

“Banka më e Mirë për Korporatat në Shqipëri”

“Banka më e Mirë Digjitale në Shqipëri”

“Banka më e Mirë për ESG në Shqipëri”

Këto vlerësime përfaqësojnë një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për strategjinë që Raiffeisen Bank ka ndjekur ndër vite, duke investuar vazhdimisht në transformimin digjital, zhvillimin e zgjidhjeve inovative për klientët, mbështetjen e biznesit shqiptar dhe promovimin e një modeli bankar të bazuar në qëndrueshmëri. Ato konfirmojnë rolin e bankës si një partner i besueshëm për individët, bizneset dhe institucionet, si edhe pozicionin e saj si një nga institucionet financiare lider në vend.

Çmimi "Banka më e mirë për Korporatat në Shqipëri" vlerëson lidershipin e Raiffeisen Bank në ofrimin e shërbimeve moderne për klientët korporatë. Përmes platformave të avancuara digjitale, proceseve të automatizuara, zgjidhjeve inovative, financimit dhe integrimit me standardet më të avancuara europiane të pagesave, banka u mundëson bizneseve të operojnë më shpejt, më sigurt dhe me efikasitet më të lartë.

Vlerësimi "Banka më e mirë Digjitale në Shqipëri " është rezultat i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe inovacion. Platformat Raiffeisen ON dhe Raiffeisen Youth, shërbimet plotësisht online, proceset e automatizuara të kreditimit, investimeve dhe pagesave, migrimi në cloud, si edhe zhvillimi i vazhdueshëm i produkteve digjitale, kanë krijuar një eksperiencë bankare moderne, intuitive dhe të sigurt, duke vendosur standarde të reja në tregun bankar shqiptar.

Ndërsa çmimi " Banka më e mirë për ESG në Shqipëri " vlerëson angazhimin afatgjatë të bankës për të integruar parimet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) në çdo aspekt të aktivitetit të saj. Përmes financimit të projekteve të gjelbra, mbështetjes së bizneseve në tranzicionin drejt ekonomisë së qëndrueshme, partneriteteve me institucione financiare ndërkombëtare dhe investimeve të vazhdueshme në komunitet, Raiffeisen Bank vazhdon të krijojë ndikim pozitiv dhe vlerë afatgjatë për klientët dhe shoqërinë.

z.Christian Canacaris Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, u shpreh: "Këto tre çmime janë një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për rrugëtimin që kemi ndërtuar së bashku me klientët tanë dhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm të ekipit të Raiffeisen Bank Shqipëri. Ato konfirmojnë se strategjia jonë për të investuar në teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm po sjell rezultate konkrete dhe po krijon vlerë reale për klientët tanë.

Për ne, transformimi digjital nuk është vetëm zhvillim teknologjik, por një mënyrë për ta bërë bankingun më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të aksesueshëm. Mbështetja e biznesit nuk matet vetëm me financimin që ofrojmë, por edhe me aftësinë për të ndihmuar sipërmarrjet të rriten dhe të bëhen më konkurruese. Ndërsa qëndrueshmëria nuk është një objektiv më vete, por një përgjegjësi që udhëheq mënyrën se si ndërtojmë të ardhmen.

Ky vlerësim na motivon të vazhdojmë të investojmë me të njëjtin përkushtim, duke sjellë zgjidhje inovative dhe duke mbetur partneri më i besueshëm financiar për klientët tanë dhe për zhvillimin e ekonomisë shqiptare."

Tre çmimet e fituara këtë vit përfaqësojnë tre shtyllat strategjike mbi të cilat Raiffeisen Bank Shqipëri po ndërton të ardhmen e saj: mbështetjen e biznesit, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ato janë një konfirmim se inovacioni, përgjegjësia dhe orientimi drejt klientit mbeten në qendër të vizionit të bankës për të krijuar vlerë afatgjatë për klientët, partnerët dhe komunitetin.

Euromoney Awards for Excellence konsiderohen ndër vlerësimet më prestigjioze në industrinë financiare globale. Për më shumë se tre dekada, ato vlerësojnë institucionet financiare që dallohen për performancën, inovacionin, cilësinë e shërbimeve, transformimin e biznesit dhe ndikimin që krijojnë në tregjet ku operojnë.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨