Metropolitan

Fansat e "Gilmore Girls" sapo morën lajmin që prisnin prej vitesh

GilmoreGirls-turns-25-today-Were-celebrating-the-beloved-series-with-a-look-back-at-some-of-o-768x513.jpg

Për fansat e Gilmore Girls, rikthimi në Stars Hollow nuk ka mbaruar ende. Dy dekada pas finales së serialit dhe dhjetë vjet pas episodeve speciale A Year in the Life, historia e një prej serialeve më të dashura televizive do të rrëfehet në një dokumentar të ri.

Sipas Deadline, HBO Max po zhvillon një dokumentar kushtuar fenomenit Gilmore Girls, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Lauren Graham, aktorja që interpretoi Lorelai Gilmore.

Dokumentari do të sjellë prapaskena të papublikuara më parë dhe do të tregojë se si u ndërtua një nga serialet më ikonike të viteve 2000. Amy Sherman-Palladino dhe bashkëshorti i saj, Daniel Palladino, do të flasin për procesin krijues, ndërsa projekti do të eksplorojë edhe marrëdhëniet mes aktorëve në jetën reale dhe atmosferën që e bëri serialin kaq të veçantë.

GilmoreGirls.webp

Fansat mund të presin gjithashtu skena të fshira, materiale arkivore dhe detaje nga skenari që nuk janë zbuluar kurrë më parë. Dokumentari do të jetë nën regjinë e Bonni Cohen, e njohur për projektet e saj dokumentare.

 

Edhe pse ende nuk ka një titull apo datë publikimi, një gjë është e sigurt: për ata që ende e konsiderojnë Stars Hollow si "shtëpinë" e tyre televizive, ky dokumentar premton një dozë të mirë nostalgjie. Dhe, sigurisht, fansat shpresojnë që në të të ketë një vend të veçantë edhe për Emily Gilmore, personazhin që për shumë ishte po aq i pazëvendësueshëm sa Lorelai dhe Rory.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨