Health

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për shëndetin tonë

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

Për vajzat, cikli menstrual është një etapë e pashmangshme e rritjes. Por mosha në të cilën ndodh cikli i parë, e njohur si menarke, mund të japë sinjale të rëndësishme për shëndetin e tyre në të ardhmen.

Sipas Dr. Anne-Marie Amies Oelschlager, gjinekologe në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit, fillimi i ciklit “në çdo moment midis moshës 10 dhe 14 vjeç konsiderohet normal”. 

Megjithatë, vajzat që e përjetojnë menarken më herët, edhe brenda intervalit normal, mund të kenë disa pasoja afatgjata në shëndet.

Çfarë e përcakton moshën e ciklit të parë?

Në shumicën e rasteve, mosha e ciklit të parë lidhet me faktorë gjenetikë.

 “Shpesh vajzat e nisin ciklin rreth të njëjtës moshë me nënat e tyre. Nëse nëna ose motra e madhe e ka pasur herët, ka shumë gjasa që edhe vajza ta përjetojë më herët”, shpjegon Dr. Adi Davidov, nga Spitali Universitar i Staten Island.

Mund të ndikojnë edhe faktorë mjedisorë, por roli i tyre nuk është plotësisht i qartë.

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

Rreziku i kancerit

Studimet tregojnë se menarkja në moshë shumë të hershme (11 vjeç ose më pak) lidhet me një rrezik më të lartë për disa lloje kanceri, veçanërisht ato të ndjeshme ndaj hormoneve, si kanceri i gjirit dhe ai i endometrit.

Një nga teoritë kryesore lidhet me ekspozimin më të gjatë ndaj hormoneve femërore. Sa më herët të fillojë cikli, aq më gjatë trupi ekspozohet ndaj niveleve të larta të estrogjenit dhe progesteronit, hormone që mund të luajnë rol në zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Megjithatë, shkaku i saktë mbetet ende i paqartë. Studiuesit po shqyrtojnë edhe ndikimin e çrregulluesve endokrinë, kimikate natyrale ose sintetike që mund të ndikojnë në sistemin hormonal dhe në zhvillimin e indeve të gjirit.

Rezistenca ndaj insulinës dhe çrregullimet metabolike

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

Puberteti i hershëm është lidhur gjithashtu me një rrezik më të lartë për rezistencë ndaj insulinës, gjendje kur trupi nuk i përgjigjet si duhet këtij hormoni, duke rritur nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun për diabet të tipit 2.

Megjithatë, marrëdhënia mes menarkesë së hershme dhe problemeve metabolike është komplekse. Indeksi i masës trupore (BMI) mund të luajë një rol të rëndësishëm, pasi indi dhjamor prodhon estrogjen dhe mund të ndikojë si në fillimin e hershëm të ciklit, ashtu edhe në rezistencën ndaj insulinës.

Disa vajza shfaqin shenja të pubertetit të hershëm, si rritja e qimeve pubike apo ndryshime në aromën e trupit, të lidhura me aktivitetin e gjëndrave mbiveshkore. Këto ndryshime, sipas ekspertëve, mund të shoqërohen me rritje të rrezikut për diabet në moshë të re.

Shëndeti i zemrës

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

Lidhja mes ciklit të parë dhe shëndetit kardiovaskular është ende në studim. Disa kërkime sugjerojnë se fillimi shumë i hershëm (para 11 vjeç) mund të lidhet me presion më të lartë të gjakut në jetë. Të tjera tregojnë se si fillimi shumë i hershëm, ashtu edhe ai i vonshëm, mund të shoqërohen me një rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se është e vështirë të përcaktohet një lidhje e drejtpërdrejtë, pasi në lojë hyjnë shumë faktorë të tjerë: pesha trupore, mënyra e jetesës, duhani, alkooli, stresi apo mungesa e aktivitetit fizik.

Çfarë mund të bëhet?

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për
Ndërsa kërkimet vazhdojnë, mjekët rekomandojnë një stil jetese të shëndetshëm, veçanërisht për vajzat që e nisin ciklin herët. Ushqyerja e balancuar dhe aktiviteti fizik i rregullt mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për probleme metabolike dhe kardiovaskulare në të ardhmen.

Në fund, mosha e ciklit të parë nuk është arsye për alarm, por një element tjetër që ndihmon në kuptimin më të mirë të shëndetit afatgjatë. Monitorimi i rregullt dhe kujdesi për stilin e jetesës mbeten faktorët më të rëndësishëm për një të ardhme të shëndetshme.

REELS

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

What the date of the first menstrual cycle says about our health

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

For girls, the menstrual cycle is an inevitable stage of growth. But the age at which their first period, known as menarche, occurs, can provide important signals about their future health.

According to Dr. Anne-Marie Amies Oelschlager, a gynecologist at the University of Washington School of Medicine, the start of menstruation “anytime between the ages of 10 and 14 is considered normal.” 

However, girls who experience menarche early, even within the normal range, may have some long-term health consequences.

What determines the age of the first period?

In most cases, the age of the first cycle is related to genetic factors.

 "Girls often start their periods around the same age as their mothers. If their mother or older sister had them early, it's likely that the girl will experience them earlier as well," explains Dr. Adi Davidov, of Staten Island University Hospital.

Environmental factors may also play a role, but their role is not entirely clear.

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

Cancer risk

Studies show that menarche at a very early age (11 years or younger) is associated with a higher risk of some cancers, especially hormone-sensitive ones, such as breast and endometrial cancer.

One of the main theories is related to longer exposure to female hormones. The earlier the cycle begins, the longer the body is exposed to high levels of estrogen and progesterone, hormones that may play a role in the development of some types of cancer.

However, the exact cause remains unclear. Researchers are also examining the impact of endocrine disruptors, natural or synthetic chemicals that can affect the hormonal system and the development of breast tissue.

Insulin resistance and metabolic disorders

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

Early puberty has also been linked to a higher risk of insulin resistance, a condition where the body does not respond properly to this hormone, increasing blood sugar levels and the risk of type 2 diabetes.

However, the relationship between early menarche and metabolic problems is complex. Body mass index (BMI) may play an important role, as adipose tissue produces estrogen and can influence both early menstrual onset and insulin resistance.

Some girls show signs of early puberty, such as pubic hair growth or changes in body odor, linked to adrenal gland activity. These changes, experts say, may be associated with an increased risk of diabetes at a young age.

Heart health

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për

The link between first period and cardiovascular health is still being studied. Some research suggests that very early onset (before age 11) may be linked to higher blood pressure later in life. Other research suggests that both very early and late onset may be associated with a higher risk of heart disease.

However, experts emphasize that it is difficult to determine a direct link, as many other factors come into play: body weight, lifestyle, smoking, alcohol, stress or lack of physical activity.

What can be done?

Çfarë tregon data e ciklit të parë menstrual për
While research continues, doctors recommend a healthy lifestyle, especially for girls who start their periods early. A balanced diet and regular physical activity can help reduce the risk of metabolic and cardiovascular problems in the future.

Ultimately, the age of first menstruation is not a cause for alarm, but another element that helps to better understand long-term health. Regular monitoring and lifestyle care remain the most important factors for a healthy future.