Metropolitan

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje në librin autobiografik

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje
Fedez/ Instagram

Autobiografia e re e Fedez pritet të trazojë jo pak ujëra. Në një seri rrëfimesh të ndjera dhe të papritura, artisti italian zbulon për herë të parë detaje rreth momenteve më të errëta të jetës së tij – duke përfshirë edhe një tentativë vetëvrasjeje pas ndërprerjes së menjëhershme të përdorimit të qetësuesve.

“Nuk është hapi. Nuk është akti. Vetëvrasja është gjithçka që ndodh para saj,” shkruan ai në një nga fragmentet e librit, të publikuara së fundmi në rrjete sociale. “Është një proces që rritet brenda teje, si një fetus në errësirë, që të pëshpërit çdo ditë ‘Mjaft’.”

Fedez rrëfen se gjithçka nisi pas ndërprerjes së menjëhershme të barnave që po përdorte:

“I lashë sikur po hidhja një pako të zbrazët cigareje. Por ato kishin zënë gjuhën time, mendimet e mia, lëkurën time. Kur i lashë, truri im filloi të ulërinte.”

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje

Përshkrimi i përvojës është rrëqethës:

“Ishte si të isha në një tunel pa dalje. Jo një me dritë në fund, por një i ndërtuar me beton dhe errësirë. Dhe unë. Vetëm unë.”

Ai e përshkruan librin jo si një formë marketingu emocional, por si një përpjekje për të kuptuar veten, për t'i dhënë kuptim kaosit dhe për të përballuar dhimbjen.

“Gjithë bota mendon se unë jam ai që kontrollon, planifikon, strategu. Por e vërteta është që shumë pak gjëra i kam zgjedhur vetë. Ka qenë thjesht një vrap i çmendur që s’kam ditur si ta ndal.”

Në një kapitull tjetër, ndalet edhe te performanca e tij në Sanremo, një skenë ku sipas tij “nis fundi i gjithçkaje”:

“Më thanë që e teprova. Më bërtitën. Nuk tregova respekt. Por e vërteta është se isha thjesht i copëtuar.”

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje

Librin e ka shkruar në bashkëpunim me një autor tjetër dhe, sipas Fedez, është më shumë një terapi se një tregim.

“Po përpiqem t’u jap kuptim episodeve më të dhimbshme të jetës sime,” përmbyll ai.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Fedez shocks with suicide attempt confession in autobiographical book

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje
Fedez/ Instagram

Fedez's new autobiography is set to stir up quite a stir. In a series of heartfelt and unexpected confessions, the Italian artist reveals for the first time details about the darkest moments of his life - including a suicide attempt after abruptly stopping his use of painkillers.

“It’s not the step. It’s not the act. Suicide is everything that comes before it,” he writes in one of the book’s excerpts, recently published on social media. “It’s a process that grows inside you, like a fetus in the dark, whispering to you every day, ‘Enough.’”

Fedez confesses that it all started after he suddenly stopped taking the medications he was taking:

"I let them go like I was throwing away an empty pack of cigarettes. But they had taken over my tongue, my thoughts, my skin. When I let them go, my brain started screaming."

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje

The description of the experience is chilling:

“It was like being in a tunnel with no exit. Not one with a light at the end, but one built of concrete and darkness. And me. Just me.”

He describes the book not as a form of emotional marketing, but as an attempt to understand oneself, to make sense of chaos, and to cope with pain.

"The whole world thinks I'm the one who controls, the planner, the strategist. But the truth is that I chose very few things myself. It was just a mad rush that I didn't know how to stop."

In another chapter, he also focuses on his performance in Sanremo, a scene where, according to him, "the end of everything begins":

"They told me I overdid it. They yelled at me. I didn't show respect. But the truth is, I was just torn apart."

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje

The book was written in collaboration with another author and, according to Fedez, it is more of a therapy than a story.

“I'm trying to make sense of the most painful episodes of my life,” he concludes.

----news/78304/fedez-trondit-me-rrefimin-e-tentatives-per-vete-ne-librin-autobiografik-i83276