
Vetëm disa orë më parë Arbenita lëshoi një “lum” akuzash ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke nisur me pretendimet për dhunë fizike e psikologjike e deri te problemet që lidhen me kujdestarinë e vajzës së tyre.
Por, këto akuza nuk kanë kaluar pa një përgjigje nga vetë Fero, i cili reagoi përmes një shkrimi në Instastory.
Sipas tij, këto pretendime janë të rreme, ndërsa nuk kursen as fyerjet në drejtim të Arbenitës.
”3 vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din, je analfabete”,-shkruan Fero.
Arbenita Ismajli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka akuzuar ish-bashkëshortin, Feron, për përdorim të substancave narkotike, dhunë, mungesë përgjegjësie në lidhje me vajzën e tyre, Ninën, manipulim dhe tradhti.
Fillimisht, modelja ka publikuar postimet e Feros, i cili ka pretenduar se historia e tij nuk është treguar kurrë dhe se shumë fëmijë pretendojnë se janë rritur pa prezencën e babait, jo sepse ai nuk ka dashur, por sepse dikush nuk ka lejuar të tregohet versioni i tyre.
Arbenita vijoi duke thënë se gjithnjë e ka lejuar Feron të shfaqej lirisht në shtëpinë e saj, sa herë ai ka dashur, është informuar për pushimet që modelja dhe Nina ka bërë.
Ajo u shpreh se Fero ka bërë një deklaratë të rreme dhe se ka marrë kujdestarinë e vajzës në shtator të vitit 2024, por më pas, ajo ka rimarrë kujdestarinë e fëmijës.