Metropolitan

FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës: Pankarta në fitoren ndaj Anglisë mund t’i kushtojë shtrenjtë

FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës: Pankarta në
Foto: Rebecca Blackwell/AP

FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Argjentinës për pankartën me mesazhin për Ishujt Falkland që futbollistët shfaqën pas fitores në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë në Atlanta.

Teksa Argjentina festonte kualifikimin në finale pas fitores dramatike 2-1, disa prej lojtarëve ngritën një pankartë ku shkruhej: "Las Malvinas son Argentinas" ("Malvinat janë argjentinase"), duke iu referuar Ishujve Falkland, territor britanik në Atlantikun Jugor.

Mosmarrëveshja për këta ishuj zgjat prej dekadash. Ata janë nën administrimin britanik që nga viti 1833 dhe në vitin 1982 u bënë shkak për një luftë 74-ditore mes Britanisë dhe Argjentinës, ku humbën jetën mbi 900 persona, 649 argjentinas dhe 255 britanikë.

Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon përdorimin e një aktiviteti sportiv për demonstrime me natyrë jo sportive dhe pankarta shkaktoi debat politik në të dyja anët e Atlantikut. Një zëdhënës i ish-kryeministrit britanik Keir Starmer deklaroi: "Kupa e Botës mund të mos jetë e jona, por Ishujt Falkland janë patjetër." Ndërkohë, Andrew Giuliani, drejtuesi i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për FIFA-n, mbrojti futbollistët argjentinas, duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë te liria e shprehjes.

Nuk është hera e parë që një ekip argjentinas përfshihet në një rast të tillë. Në vitin 2014, FIFA e gjobiti Federatën Argjentinase të Futbollit me 20 mijë paund pasi lojtarët shfaqën një pankartë shumë më të madhe me të njëjtin mesazh përpara një ndeshjeje miqësore ndaj Sllovenisë në La Plata.

Lista e shkeljeve që FIFA i atribuon Federatës Argjentinase është edhe më e gjatë. Ajo përfshin thirrje dhe gjeste diskriminuese, vonesa në nisjen e ndeshjeve, mosrespektim të protokolleve të sigurisë dhe organizimit, shfaqjen e mesazheve të papërshtatshme nga ekipi dhe tifozët, si edhe hedhjen e sendeve në fushë nga spektatorët gjatë disa ndeshjeve të Kupës së Botës.

Përveç federatës, disa futbollistë janë nën hetim edhe për incidentet që shpërthyen pas humbjes 1-0 të Argjentinës ndaj Spanjës, pas kohës shtesë në finalen e zhvilluar në stadiumin "New York New Jersey". Teksa Spanja po festonte triumfin, në fushë shpërthyen përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Në një deklaratë zyrtare, FIFA bëri të ditur se të gjithë të përfshirëve u është dhënë mundësia të paraqesin qëndrimin e tyre, përpara se Komisioni Disiplinor të marrë vendimin përfundimtar në javët në vijim.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨