Përpjekja e Usher për të krijuar një moment sensual me një fanse në skenë mori një kthesë të sikletshme gjatë koncertit që ai mbajti së bashku me Chris Brown në Nashville, të shtunën.
Këngëtari tentoi të bënte një kërcim provokues gjatë interpretimit të këngës “Can U Handle It?”, një moment tashmë i zakonshëm në koncertet e tij. Por sapo kuptoi se ajo ndihej dukshëm në siklet, ai e ndërpreu menjëherë performancën me të dhe kërkoi që ajo të shoqërohej jashtë skenës.
Fansa, e identifikuar më vonë si Gabrielle Cheyenne, ka rrëfyer versionin e saj për TMZ. Ajo tha se, megjithëse e dinte se mund të zgjidhej për t’u ngjitur në skenë, nuk e dinte se me cilin nga dy artistët do të përballej dhe se kishte shpresuar të ishte Chris Brown.
“Unë shkova në koncert vetëm për Chris Brown,” tha ajo. “Nuk kam asgjë kundër Usher.”
“Megjithatë, reagimi im do të kishte qenë krejt ndryshe po të ishte Chris Brown. Nuk do të isha ngrirë apo të ndihesha në atë mënyrë.”
📸 @entertainmenttonight