Fashion & Beauty

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani bëri në Javën e Modës në New York

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani

Javët e modës vazhdojnë të kenë vëmendjen e duhur në tabloidët në të gjithë botën. Sigurisht që ato më të njohurat do t’i jepnin hapësirë të veçantë eventit më të rëndësishëm që u zhvillua në New York.

Më shumë se 300 krijues nga 50 vende të botës prezantuan koleksionet e tyre “Pranverë-Verë 2025” dhe “Forbes” ka të drejtë kur shkruan se NYFW i kishte të gjitha ngjyrat dhe ndjesitë këtë vit.

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani

“Forbes” dhe “TMZ” kanë nënvijëzuar mes morisë së prezantimeve pikërisht stilistët dhe modelët që bënë diferencën.
Padiskutim që edhe në këtë prezantim krijuesish ku ndërthurej moda me inovacionin, do të bënte diferencën supermodeli Elton Ilirjani.

Stilisti Malan Breton, i lindur në Taivan, kishte zgjedhur tematikat e tradhëtisë dhe shpresës për koleksionin e tij, frymëzuar nga përrallat e shekujve 19-të dhe 20-të.

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani

Breton ka veshur njerëz të famshëm si Priyanka Chopra, Janelle Monae, Vivica A Fox dhe shumë të tjerë. Elton Ilirjani mbylli show-n me një veshje të verdhë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kuruar me shumë stil në make up e flokë dhe më çizme të gjata gri metalike.

TMZ e cilesoi si modelin që bënte diferencën. Ndryshe nga të tjerët atij i ishte përshtatur në trup dhe imazh një kimono dhe këpucë stileto sexy. Por i gjithë arti në veshjen e tij mori më shumë kuptim pasi pozoi për Naoko Tosa, artistja japoneze e njohur për fotografimin e natyrshëm pa ndërhyrjen dixhitale.

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani

Kjo shpjegon edhe faktin pse Elton Ilirjani është i përzgjedhuri i shumë stilistëve. Ekspresiviteti dhe të bërit diferencë nga shumë modelë të tjerë që kalojnë në pasarelë, e ka bërë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve edhe pa e kërkuar me ngulm atë. Madje edhe të dy gjigantëve mediatikë siç janë “Forbes” dhe “TMZ”.

Forbes dhe TMZ nuk kursehen për performancat që Elton Ilirjani

REELS

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕