
Prezervativët falas për atletët në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali kanë mbaruar brenda vetëm tre ditësh, raporton La Stampa. Një atlet anonim tha për gazetën italiane:
“Të gjitha u përdorën brenda tre ditësh. Na premtuan se do të vijnë më shumë, por nuk dihet se kur.”
Raporti thekson se organizatorët nuk kanë qenë “shumë bujarë me numrin e prevervativëve falas” këtë vit. Në Paris, atletëve iu shpërndanë 300,000 prezervativë - dy në ditë për secilin - por për këto Lojëra Dimërore numrat ishin shumë më të ulët: jo më shumë se 10,000 prezervativë gjithsej. Pothuajse 3,000 atletë po marrin pjesë në këto Lojëra Dimërore, krahasuar me rreth 10,500 në Paris dy vjet më parë.
Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, theksoi se tema nuk duhet të jetë turp:
“Po, ne u ofrojmë prezervativë falas atletëve në fshatin olimpik,” tha ai në një postim në rrjetet sociale. “Nëse kjo duket e çuditshme për disa, ata nuk e dinë që kjo është një praktikë e vendosur olimpike që ka filluar në Seul 1988, për të rritur ndërgjegjësimin mbi parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, një temë që nuk duhet të shkaktojë turp.”
Olivia Smart, patinatore spanjolle, tregoi në një postim në Instagram prezervativët e stampuar me logon e rajonit të Lombardisë: “I gjeta,” thotë ajo në video, që është bërë virale. “Kanë gjithçka që ju nevojitet.”

Përveç prezervativëve, fshati olimpik ofron edhe shumë aktivitete të tjera për atletët, duke përfshirë një palestër të madhe, lojëra tavoline dhe madje edhe një piano, si dhe makina falas për pije.
