
Çiljeta ka uruar partnerin e saj, ish-portierin Alban Hoxha me një dedikim që edhe nëse nuk beson në dashuri, do të të ndryshojë mendjen. Ai festoi ditëlindjen dhe Çiljeta, si gocë romantike, publikoi një foto të thjeshtë dhe një urim që përmbledh marrëdhënien e tyre disavjeçare.
“Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë nga një ditë e thjeshtë, por një nga ditët tona më të lumtura. Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë, vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë”, e nis ajo dedikimin.
Ajo vijoi duke shkruar se historia nuk ka qenë e thjeshtë, por është ndërthurur me zjarr, zënka, mall, fjalë lënduese, por edhe përqafime shëruese.
“Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë. Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi. Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish. Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë, vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë”, vazhdon urimi.
Më pas, Çiljeta e falenderon partnerin që nuk u largua kur iu duk më e thjeshtë, që ka karakter të hekurt dhe që e zgjedh atë çdo ditë.
“Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme; që ëndrrat e tua të marrin fluturim; që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund; që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë”.
“Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne”, përfundoi ajo.
View this post on Instagram
Çiljeta dhe Albani kanë krijuar një familje të bukur me djalin e këngëtares, Fernandon dhe Bekon, djalin e Albanit nga marrëdhënia me Dorinën, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë 2 javë pasi solli djalin në jetë.