Health

Gjithmonë të uritur, thonj të dobët dhe flokë që bien? Ja ç'mund të keni

Gjithmonë të uritur, thonj të dobët dhe flokë që
Foto: Wong Yu Liang//Getty Images

Disa sinjale që ju jep trupi është e lehtë t’i injorosh. Uria që rikthehet pak pasi ke ngrënë, thonjtë që thyhen lehtë, flokët që duket sikur po bien më shumë se zakonisht - secila nga këto simptoma më vete mund të mos të thotë shumë. Por kur fillojnë të shfaqen bashkë, ndoshta ia vlen t’i kushtosh pak më shumë vëmendje dietës.

Një nga arsyet e mundshme për këto simptomave mund të jetë mungesa e proteinave. Proteina nuk lidhet vetëm me muskujt dhe palestrën; ajo luan rol edhe te ngopja, rigjenerimi i indeve, flokët dhe thonjtë.

Ja 5 shenja që mund të tregojnë se dieta jote ka nevojë për pak më shumë proteina.

1. Jeni gjithmonë të uritur

Nëse sapo ke ngrënë, por pak më vonë po kërkon sërish diçka për të ngrënë, mund të jetë një sinjal që vakti yt nuk ka pasur mjaftueshëm proteina. Proteina ndihmon në ngopje dhe, kur mungon, mund të ndiheni  të uritur shumë shpejt pas vaktit.

2. Plagët e vogla shërohen ngadalë

Proteina është e rëndësishme për ndërtimin e indeve të reja dhe të kolagjenit, ndaj ndihmon edhe në procesin e shërimit të plagëve. Nëse trupi nuk merr mjaftueshëm proteina, proceset e rikuperimit mund të jenë më të ngadalta.

3. Nuk po formon muskuj

Mund të stërvitesh rregullisht, por nëse dieta ka shumë pak proteina, rezultatet në masën muskulore mund të jenë më të vështira për t’u arritur. Natyrisht, proteina vetëm nuk mjafton për të ndërtuar muskuj, por është një nga elementët kryesorë që i duhen trupit për rikuperim dhe zhvillim.

4. Po të bien flokët

Rënia e flokëve mund të ketë shumë shkaqe, ndaj nuk duhet lidhur automatikisht me mungesën e proteinave. Megjithatë, proteinat janë të nevojshme për ciklin normal të rritjes së flokëve. Nëse marrja e tyre është shumë e ulët, mund të ndikojë në prodhimin e folikulave të reja dhe të shëndetshme.

Nëse rënia e flokëve është e fortë ose e vazhdueshme, shkaku duhet vlerësuar nga mjeku dhe jo të supozohet se është vetëm çështje ushqimi.

5. Thonjtë e dobët dhe që thyhen lehtë

Thonjtë përbëhen kryesisht nga keratina, një lloj proteine. Kur dieta nuk siguron mjaftueshëm proteina, thonjtë mund të bëhen më të brishtë. Megjithatë, edhe mungesa të tjera ushqyese, si vitamina dhe minerale të caktuara, mund të ndikojnë në shëndetin e tyre.

Si të shtosh më shumë proteina pa e komplikuar dietën

Ekspertët këshillojnë të mos përpiqesh të ndryshosh gjithçka menjëherë. Mund të nisësh me ndryshime të vogla: pak më shumë kos grek, vezë në mëngjes, gjizë, peshk, mish, bishtajore ose burime të tjera proteinash që të përshtaten.

Një tjetër këshillë është të mos e lësh gjithë proteinën për darkë, por ta shpërndash gjatë ditës. Mëngjesi, për shembull, mund të përfshijë vezë dhe kos grek.

Këto shenja nuk janë provë e sigurt se ke mungesë proteinash, sepse mund të lidhen edhe me shumë faktorë të tjerë. Por nëse disa prej tyre shfaqen bashkë dhe dieta jote është e varfër në burime proteinash, mund të jetë një arsye e mirë për t’i kushtuar më shumë vëmendje mënyrës si ushqehesh.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨