Showbiz

Gjuha e trupit i tradhtoi? Teoritë në rrjet: Justin dhe Hailey Bieber drejt divorcit!

e0fc6795-e79b-4cd1-8835-ff62dccb0379.jpg

Justin dhe Hailey Bieber janë sërish në qendër të vëmendjes, pasi një moment mes tyre ka bërë fansat të ngrenë pikëpyetje për marrëdhënien e çiftit. Dyshja mori pjesë të dielën, më 30 gusht, në dasmën e Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski, ku Billie Eilish ishte ajo që drejtoi ceremoninë. Por, mes atmosferës festive, vëmendjen e mori një bisedë e Justin dhe Hailey, të cilët u dukën të përfshirë në një komunikim mjaft të tensionuar.

2a4829f2-08f9-4702-8c00-1b755b82af9e.jpg

Pamjet bënë që disa fansa të spekulonin sërish për probleme në martesën e tyre, madje edhe për një ndarje të mundshme. Megjithatë, një eksperte e gjuhës së trupit ka ofruar një interpretim më të rezervuar të situatës.  Sipas Judi James, mënyra se si Hailey e ndoqi me sy Justin, ndërsa ai po largohej, mund të tregojë “tension ose dramë” mes tyre. Në të njëjtën kohë, ajo vuri re se Justin kishte një qëndrim disi të përkulur dhe dukej më pak energjik apo pozitiv.

Pavarësisht kësaj, ekspertja theksoi se Hailey lëvizte duart dhe tregonte me gisht gjatë bisedës, por jo drejt Justin, ndaj nuk kishte shenja të qarta se ata po ziheshin me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se ajo që fansat interpretuan si konflikt mund të ketë qenë thjesht një bisedë e ngarkuar emocionalisht.

ce7434d1-759d-4f5f-9b3c-8c08b188fd25.jpg

Çifti do të festojë muajin e ardhshëm tetëvjetorin e martesës. Justin dhe Hailey u martuan fillimisht në një ceremoni civile në shtator të vitit 2018, vetëm tre muaj pasi u fejuan, ndërsa një vit më vonë organizuan një ceremoni më të madhe me familjarë dhe miq.

Në vitet që pasuan, martesa e tyre është shoqëruar shpesh me spekulime për probleme në çift. Vitin e kaluar, Justin dhe Hailey u bënë prindër të një djali, ndërsa thashethemet për marrëdhënien e tyre vazhduan edhe pas ardhjes në jetë të fëmijës. 

72aafa81-d179-4d42-a417-f6b0dca319ed.jpg

Edhe Justin ka pranuar më parë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë pa probleme. Në një postim, këngëtari tregoi për një debat të madh me Hailey-n lidhur me kopertinën e saj të Vogue, duke pranuar se kishte qenë i ashpër me të sepse ishte ndier i fyer dhe kishte dashur “t’i kthente reston”. Më vonë, ai kërkoi falje publikisht.

b8feed95-d855-413b-84b9-8b67c128d438.jpg

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim se Justin dhe Hailey Bieber po divorcohen. Një moment i filmuar në një dasmë mund të ketë mjaftuar për të ndezur sërish spekulimet, por vetëm çifti e di se çfarë po ndodh realisht pas dyerve të mbyllura.

REELS

Nxitoni, se s’do ngeli gjë për ju me sa duket… 👀😂@nalta

Apo s’ia vlen të merresh? 🤓

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.