Palasë, Shqipëri – 07. Gusht. 2026 – Green Coast, destinacioni bregdetar më përfaqësues i Shqipërisë, ka lidhur njëpartneritet strategjik me Nammos Hotels & Resorts, brandit mesdhetar lifestyle me njohje ndërkombëtare, për zhvillimin e një destinacioni të hotelerisë dhe rezidencave nën brandin Nammos, brenda projektit Green Coast. Ky njoftim shënoj praninë e parë të Nammos në Shqipëri dhe konsolidon më tejpozicionin në rritje të Rivierës Shqiptare si një destinacion i preferuar për brandet luksoze ndërkombëtare.
Partneriteti bashkon dy organizata që ndajnë të njëjtinpërkushtim ndaj cilësisë, krijimit të destinacioneve me identitet dhe zhvillimit afatgjatë të eksperiencës së jetesës mesdhetare. Green Coast është pozicionuar si standardi i referencës për jetesën e integruar bregdetare në Shqipëri, duke ndërthurur komunitetet rezidenciale, hotelerinë, hapësirat tregtare dhe argëtimin në një mjedis të planifikuar me kujdes në bregdetin e Jonit.